Author: Kolibri 4

Dita e diel, 30 nëntor, paraqitet me mot të qëndrueshëm dhe pa reshje në të gjithë territorin e qarkut Korçë. Mëngjesi do të jetë i ftohtë me vranësira të lehta, ndërsa orët e mesditës dhe pasdites sjellin kthjellime të pjesshme. Temperaturat do të mbeten në nivele të ulëta në mëngjes, ndërsa gjatë ditës pritet stabilizim dhe lehtësi termike. Korçë Mëngjes me vranësira të dendura dhe temperaturë që zbret deri në -1°C. Gjatë paradites moti nis të përmirësohet gradualisht, me kthjellime të pjesshme në orët e mesditës. Pasdite pritet mot më i qëndrueshëm, temperaturat maksimale arrijnë deri në 7°C. Pogradec Vranësira…

Read More

Banorët e fshatit Qinam në Kolonjë protestuan këtë të shtunë kundër projektit për vendosjen e paneleve fotovoltaike në zonat e kullotave, të cilat prej dekadash përbëjnë burimin kryesor të jetesës për dhjetëra familje që merren me blegtori. Sipas tyre, humbja e këtyre hapësirave do të përkthehej në ndërprerje të aktivitetit ekonomik dhe braktisje të detyruar të fshatit. Ata shprehen se edhe pse bashkia ka zhvilluar takime me komunitetin, vendimet po merren pa u marrë në konsideratë shqetësimet e tyre, duke i lënë banorët pa zë në procesin vendimmarrës. Fshatarët theksojnë se tokat kullosore dhe arat që parashikohen të kthehen në…

Read More

Banorët e njësisë administrative Çlirim kanë protestuar në hyrje të urës së fshatit Qafëzez, e cila është shembur plotësisht pas reshjeve të fundit, duke izoluar 12 fshatra dhe duke ndërprerë lidhjen me aksin kombëtar Ersekë–Korçë. Ura, e konsideruar nyja kryesore lidhëse e zonës, ka qenë prej vitesh në gjendje të degraduar sipas banorëve, por mungesa e ndërhyrjeve dhe shirat e ditëve të fundit kanë çuar në kolapsin e saj total. Aktualisht ajo është e pakalueshme si për automjetet, ashtu edhe për këmbësorët. “Para një jave ra një shi i papare, uji erdhi me vrull dhe ura u bastardua. Ka 4…

Read More

Në Bashkinë Pustec u zhvillua Takimi i Parë i Forumit të Prespës (Prespa People’s Forum), një nismë e re rajonale që synon të forcojë dialogun dhe bashkëpunimin ndërkufitar mes komuniteteve të zonës së Prespës së Madhe. Mikpritës i këtij forumi ishte Kryetari i Bashkisë Pustec, z. Pali Kolefski, ndërsa të pranishëm ishin Kryetari i Bashkisë Prespë (Greqi), z. Georgios Stergiou, dhe Kryetari i Bashkisë Resen (Maqedoni e Veriut), z. Jovan Tozievski. Në takim morën pjesë gjithashtu aktorë rajonalë, përfaqësues bashkish, organizata të shoqërisë civile dhe prodhues vendas. Ky forum hap rrugën për një model të ri bashkëpunimi mes tre bashkive…

Read More

Prefektura e Qarkut Korçë njofton se situata në territor është nën kontroll pas reshjeve të ditëve të fundit. Institucionet vendore kanë ndërhyrë me punonjës dhe mjete të specializuara për normalizimin e zonave të prekura, pastrimin e inerteve dhe sistemimin e rrugëve të dëmtuara, ndërsa puna në terren vijon për rikthimin e plotë të funksionalitetit. Në bashkinë Korçë janë pastruar urat, pritërit dhe materialet e sjella nga reshjet, si dhe është rihapur segmenti rrugor Lekas–Mazrek. Megjithatë, rruga Lekas–Denas mbetet ende e bllokuar. Në Kolonjë, ndërhyrjet po kryhen me fadrome në rrugën rurale të fshatit Leshnjë. Aksi Lubonjë–Rehovë–Korçë është riparuar dhe aktualisht…

Read More

Radhë të gjata në dalje në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, edhe në kushte kur policia jonë kufitare ka shtuar numrin e sporteleve. Radhët shkojne deri në 1km dhe drejtuesit e mjeteve kanë pritur deri në 90 minuta për të kaluar në anën tjetër të kufirit. Për autoritetet tona një fluks i tillë ka qenë i paparashikueshëm, por duket se shqiptarët kanë zgjedhur Greqinë për të kaluar këtë fundjavë. Në rrethana të tilla, policia jonë kufitare po punon me procedurë të përshpejtuar krahas shtimit të sporteleve, për shtetasit shqiptarë që kanë dokumenta greke si dhe shtetasit e huaj. Të…

Read More

Në përfundim të nëntorit, moti në qarkun Korçë do të mbetet në dominimin e reve dhe reshjeve, me ulje të dukshme të temperaturave një ndryshim i ndjeshëm krahasuar me ditët paraardhëse. Në kryeqendrën e qarkut Korçë gjatë mëngjesit dhe mesditës parashikohen reshje, ndërsa pas mesditeve moti do të mbetet me re dhe lagështi që do të zgjasë deri në mbrëmje. Temperaturat e ditës pritet të luhaten rreth 10–11 °C, ndërsa netët do të jenë më të ftohta me termometër që bën rënie deri afër 7–8 °C. Në zonat rurale dhe malore si Bashkia Kolonjë, Bashkia Maliq dhe Bashkia Devoll reshjet…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njofton për një sërë ngjarjesh të regjistruara në territorin e qytetit dhe rrethinave. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 49 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, materialet iu referuan Prokurorisë për E. Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Shqitas, i cili humbi kontrollin e automjetit në aksin “Korçë–Pogradec”, duke shkaktuar dëmtime të lehta për një pasagjer. Në kuadër të veprimeve për dhunën në familje, u arrestua E. K., 43 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar për dhunë…

Read More

Në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për sigurinë rrugore dhe respektimin e ligjit, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 41 vjeç, banues në Korçë, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, Komisariati i Policisë Korçë nisi procedim penal për dy shtetas të tjerë: E. F., 42 vjeç, banues në Korçë, pas gjetjes dhe sekuestrimit të një mjeti prerës (thikë) në automjetin e tij; K. K., 56 vjeç, banues në Korçë, për dyshimin e zaptimit të një sipërfaqeje toke ndërmjet banesës së tij dhe të fqinjit. Në…

Read More

Pas një hetimi të gjatë 18-mujor, Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë, finalizoi operacionin policor të koduar “Green Code”, duke zbuluar abuzime të rënda me fondet e skemës kombëtare të mbështetjes për fermerët. Operacioni çoi në pezullimin nga detyra të 8 punonjësve publikë: dy inspektorë të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) dhe gjashtë veterinerë të Drejtorisë së Bujqësisë në Pogradec, ndërsa një inspektor tjetër i AZHBR-së u shpall në kërkim. Hetimi ka zbuluar se zyrtarët dyshohet se pasqyronin të dhëna të rreme në aktet e kontrollit dhe verifikimit të fermave përfituese, duke…

Read More