Në përfundim të nëntorit, moti në qarkun Korçë do të mbetet në dominimin e reve dhe reshjeve, me ulje të dukshme të temperaturave një ndryshim i ndjeshëm krahasuar me ditët paraardhëse.
Në kryeqendrën e qarkut Korçë gjatë mëngjesit dhe mesditës parashikohen reshje, ndërsa pas mesditeve moti do të mbetet me re dhe lagështi që do të zgjasë deri në mbrëmje. Temperaturat e ditës pritet të luhaten rreth 10–11 °C, ndërsa netët do të jenë më të ftohta me termometër që bën rënie deri afër 7–8 °C.
Në zonat rurale dhe malore si Bashkia Kolonjë, Bashkia Maliq dhe Bashkia Devoll reshjet dhe lagështia pritet të jenë më intensive. Për shkak të lartësive më të mëdha, ndjesia e ftohtësisë do të jetë më e fortë, ndërsa në mëngjeset e hershme nuk përjashtohet mundësia e akullit veçanërisht në rrugë malore dhe zona me terren me pjerrësi.
Edhe në zonat më të ulëta dhe pranë liqeneve përfshirë Bashkia Pogradec dhe Bashkia Pustec reshjet dhe reja do të dominojnë motin e ditëve në vijim. Mjegulla në mëngjes dhe lagështi e shtuar në mbrëmje mund të bëjnë që ndjesia e ftohtësisë të jetë më e fortë sesa e parashikuar.


