Author: Kolibri 4
Vijojnë provat intensive të Orkestrës Simfonike të Korçës, në një atmosferë përqendrimi dhe emocionesh pozitive, ndërsa po afrohet premiera e shumëpritur që do të ngjitet në skenë më 23 dhjetor, në Korçë. Tingujt marrin formë, harmonitë ndërtohen me kujdes dhe muzika përgatitet të vijë për publikun si një dhuratë e veçantë në muajin e festave. Me pasion dhe përkushtim, artistët po finalizojnë çdo detaj për të sjellë një mbrëmje të mbushur me art dhe emocion. Një ngjarje kulturore që dëshmon punën e palodhur dhe dashurinë për muzikën, nën kujdesin e Bashkisë Korçë dhe Qendrës së Artit dhe Kulturës Korçë, duke…
Mjegulla e dendur ka mbuluar qytetin e Korçës dhe zonat përreth, duke krijuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin rrugor, veçanërisht në orët e para të mëngjesit, por edhe tani në mbrëmje ku duket më e dendur. Dukshmëria e ulët ka detyruar drejtuesit e mjeteve të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, ndërsa në disa akse janë raportuar vonesa dhe rrezik për aksidente. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të përdorin dritat e mjegullës dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Ndërkohë, pritet që kushtet e motit të përmirësohen gradualisht gjatë orëve në vijim.
Autoriteti i Konkurrencës nisi proces monitorimi të posaçëm në tregun e mallrave të shportës, që do të vijojë deri më 15 janar, me fokus të veçantë periudhën e festave të fundvitit. Qëllimi i këtij monitorimi është verifikimi i ecurisë së çmimeve dhe i sjelljes së ndërmarrjeve përgjatë zinxhirit të furnizimit dhe tregtimit, me synim parandalimin e çdo rritjeje të pajustifikuar të çmimeve si pasojë e bashkërendimit të sjelljes tregtare apo e marrëveshjeve të ndaluara ndërmjet distributorëve, tregtarëve me shumicë dhe rrjeteve të supermarketeve. Monitorimi përfshin mallrat bazë të shportës së konsumatorit, konkretisht: makarona, oriz, miell, vezë, sheqer, vaj ushqimor dhe…
Një tjetër rast paligjshmërie është goditur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kapshticë, në kuadër të kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut. Gjatë kontrollit të imtësishëm ndaj shtetasve dhe mjeteve, shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me DVP Korçë, kanë ushtruar kontroll fizik ndaj shtetasit O. J., 21 vjeç, banues në Greqi, pasagjer në një linjë autobusi, në dalje të Republikës së Shqipërisë. Gjatë kontrollit, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve procedurale, ndaj 21-vjeçarit nisi procedimi penal për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e…
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë intensifikuar kontrollet në kufirin e gjelbër dhe në pikat e kalimit, me qëllim parandalimin e paligjshmërive dhe krimeve ndërkufitare. Në kuadër të kontrolleve dhe intervistimeve të thelluara, në hyrje të territorit shqiptar është ndaluar shtetasi P. H., 35 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Korçës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturve në krim”. 35-vjeçari u arrestua dhe u vu…
Në Pogradec u zhvillua mbrëmja festive kushtuar nxënësve të dalluar të shkollave 9-vjeçare, një aktivitet i organizuar nga Qendra Arsimore pranë Bashkisë Pogradec në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore Pogradec. Ky event, i cili tashmë përbën një traditë shumëvjeçare, u organizua si shenjë vlerësimi për nxënësit që janë dalluar për rezultate të shkëlqyera në mësime, duke promovuar ekselencën dhe përkushtimin në arsim. Gjatë mbrëmjes u theksua gjithashtu roli i rëndësishëm i mësuesve dhe prindërve, të cilët me punën dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme kontribuojnë drejtpërdrejt në formimin dhe suksesin e brezit të ri. Bashkia Pogradec dhe Qendra Arsimore ritheksuan…
Qarku i Korçës do të përjetojë sot një ditë tipike dimërore, me vranësira të shpeshta dhe temperatura të ulëta, ndërsa reshjet do të jenë të pakta ose mungojnë krejtësisht. Korçë – Dita nis me mot të ftohtë dhe vranësira të dendura, të cilat do të shoqërojnë qytetin gjatë gjithë ditës. Orët e mesditës sjellin një rritje të lehtë të temperaturave, ndërsa mbrëmja dhe nata rikthejnë ndjeshëm të ftohtin. Pogradec – Në zonën liqenore mbizotërojnë vranësirat, duke krijuar një atmosferë të qetë dimërore. Temperaturat do të jenë relativisht më të buta krahasuar me zonat e tjera të qarkut, por ndjesia e…
Voskopoja vijon edhe këtë vit të jetë një nga destinacionet më të preferuara turistike gjatë festave të fundvitit, duke mirëpritur qindra vizitorë nga e gjithë Shqipëria. Operatorët turistikë bëjnë të ditur se për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, kapacitetet akomoduese janë plotësisht të rezervuara, ndërsa prenotimet janë kryer që prej rreth dy muajsh më parë. Administratori i Voskopojës, Kodhel Zere, së bashku me përfaqësues të bizneseve turistike të zonës, konfirmojnë se hotelet, bujtinat dhe shtëpitë pritëse janë të gjitha të zëna, duke reflektuar interesin e lartë për këtë destinacion tradicional të festave dimërore. Sipas operatorëve, turistët vijnë kryesisht nga Tirana,…
Ka nisur sot procesi i veshjes me gurë i argjinaturës së çarë të Lumit Devoll, një ndërhyrje e rëndësishme që synon përforcimin dhe rikthimin e sigurisë përgjatë shtratit të lumit. Punimet shënojnë drejt finalizimit një proces të gjatë dhe të vështirë, i cili u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve dhe aktorëve të përfshirë në terren. Autoritetet vlerësojnë kontributin e të gjithë faktorëve që ndihmuan në realizimin e kësaj ndërhyrjeje jetike për zonën. Një falënderim i veçantë u është drejtuar bizneseve private, të cilat kontribuuan pa asnjë interes financiar, duke treguar përgjegjësi dhe solidaritet në mbështetje të…
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar lidhur me zhvillimet në seancën e sotme parlamentare, duke theksuar se Kuvendi i Shqipërisë nuk është thjesht një hapësirë debatesh politike, por institucioni ku fjala dhe sjellja e deputetëve duhet të pasqyrojnë përgjegjësi, etikë dhe respekt institucional. Peleshi nënvizoi se çdo sjellje që shkel rregullat e funksionimit të Kuvendit, cenon dinjitetin e institucionit dhe dëmton besimin e qytetarëve tek përfaqësimi i tyre. Sipas tij, detyrimi i klasës politike është bashkëpunimi për zgjidhje në të mirë të vendit dhe zhvillimi i një dialogu serioz, larg kaosit dhe përçarjes. “Interesi i shtetit duhet të qëndrojë…

