Mjegulla e dendur ka mbuluar qytetin e Korçës dhe zonat përreth, duke krijuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin rrugor, veçanërisht në orët e para të mëngjesit, por edhe tani në mbrëmje ku duket më e dendur.
Dukshmëria e ulët ka detyruar drejtuesit e mjeteve të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, ndërsa në disa akse janë raportuar vonesa dhe rrezik për aksidente.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të përdorin dritat e mjegullës dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Ndërkohë, pritet që kushtet e motit të përmirësohen gradualisht gjatë orëve në vijim.


