Vijojnë provat intensive të Orkestrës Simfonike të Korçës, në një atmosferë përqendrimi dhe emocionesh pozitive, ndërsa po afrohet premiera e shumëpritur që do të ngjitet në skenë më 23 dhjetor, në Korçë.
Tingujt marrin formë, harmonitë ndërtohen me kujdes dhe muzika përgatitet të vijë për publikun si një dhuratë e veçantë në muajin e festave. Me pasion dhe përkushtim, artistët po finalizojnë çdo detaj për të sjellë një mbrëmje të mbushur me art dhe emocion.
Një ngjarje kulturore që dëshmon punën e palodhur dhe dashurinë për muzikën, nën kujdesin e Bashkisë Korçë dhe Qendrës së Artit dhe Kulturës Korçë, duke e kthyer qytetin në një pikë referimi të jetës artistike në këtë fundvit.


