Në Korçë ka nisur puna për zbatimin e projektit madhor strategjik të Qendrës së Madhe të Eventeve.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo qendër me ndikim në ekonominë lokale, do të përfshijë hapësira moderne për aktivitete kulturore, artistike dhe sociale, si edhe infrastrukturë për koncerte e festivale me përmasa të mëdha, në mjedise të hapura dhe të mbyllura, ndërsa ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna në kantierin për ndërtimin e kësaj qendre.
Ky projekt financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe pritet t’i shtojë Korçës një qendër të madhe kulturore, turistike dhe festive me ndikim të madh në ekonominë lokale.
Qendra e Madhe e Eventeve do të përfshijë gjithashtu hapësira për kampera dhe parkim, si dhe ambiente për studio të industrive kreative.
Ajo po ndërtohet tek zona e ish-Vaskave të peshkut, zonë e cila do të kthehet në një qendër dinamike dhe funksionale gjatë gjithë vitit, unike në llojin e saj në Shqipëri e më gjerë.


