Në qendrën e shëndetit mendor të qarkut të Korçës janë afro 3600 persona të kartelizuar ndërkohë që 200 persona të tjerë trajtohen me metadon çdo ditë si përdorues të lëndëve të forta narkotike.
Për mjeken neuropsikiatre Nikolina Bode personat me probleme të shëndeti mendor të cilët njihen si përdorues të lëndëve narkotike mbeten kontingjenti me i rrezikshëm për shoqërinë.
Sipas saj më të dhunshëm janë personat të cilët nuk trajtohen nga specialistet e fushës ashtu siç tha se më të dhunshmit mbeten ata që janë rritur në familje me probleme sociale dhe ekonomike.
E pyetur për ngjarjen e një ditë më parë ku një 36 vjeçar ka plagosur në Pazarin e Korces me sende të forta dy persona mjekja Nikolina Bode tha se nuk është person i trajtuar ndërkohë që ka pranuar se është përdorues i lëndëve narkotike.
A ka ardhur momenti që Korça të ketë një qendër të specializuar për mjekimin e personave me probleme të shëndetit mendor? Bode tha se përvoja ka treguar se këta persona me shume se nga spitalizimi shërohen nga komuniteti.
Vetëm në 9 muajt e fundit në qarkun e Korçës ka patur mbi 35 të arrestuar përsa i përket dhunës në familje ndërkohë që 60 të tjerë janë proceduar penalisht.


