Bashkia e Korçës po ndërhyn me punime riparimi në disa rrugë të qytetit, ku dëmtimet e shkaktuara nga ngricat e dimrit kanë krijuar gropa dhe amortizuar asfaltin, duke vështirësuar qarkullimin për këmbësorë dhe automjete.
Ndërhyrja po realizohet në rrugët “28 Nëntori”, “Fan Noli”, “Gjon Buzuku” dhe “Kristaq Prifti”, ku Ndërmarrja e Shërbimeve Publike po kryen riveshje me asfalt për të eliminuar problemet dhe për të përmirësuar sigurinë dhe komoditetin e qarkullimit.
Bashkia u bën apel qytetarëve që të njoftojnë për çdo dëmtim në rrugë ose pranë banesave për të mundësuar ndërhyrje të shpejta dhe zgjidhje të situatave të ngjashme.


