Një denoncim ka ardhur në faqen e Kolibri.al, nga një qytetar i cili shprehet se bashkia e Korçës nuk ka nder e respekt për varrezat e qytetit duke i lënë ato pas dore.
“Përshëndetje.
Kjo është gjendja e sotme në varrezat e qytetit.
A nuk është turp qe bashkia nuk bën minimalisht pastrimin e barit dhe një përkujdesje sado e vogël qoftë?
A nuk është turp që vëmendja ngelet vetëm në dritat e Pazarit ndërsa kemi frike te vizitojmë familjarët tonë të ndjerë se kemi frikë se na pickojne gjarpërinjtë? “