Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Procedohen 9 protestues për bllokimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

    November 18, 2025

    Ndryshon masa e sigurisë për dy të pandehurit në vrasjen e Egli Progës

    November 18, 2025

    Ish-Senatoriumi, simbol i trashëgimisë korçare, rikthehet në shërbim të dijes

    November 18, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Bëhuni gati të paguani, në 2026 rriten taksat për shtëpitë

    Ekonomi August 4, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Qeveria shpërndau për konsultim publik projekt-ligjin mbi taksën e pasurive të paluajtshme. Ndryshimet ligjore do t’i prekin qytetarët në vitin 2026 për njësitë e ndërtesave dhe në 2028-ën për parcelat, përcakton kategoritë e taksës për bashkitë.

    Sipas ligjit, këshillat bashkiakë janë ato që do të përcaktojnë taksën për shtëpitë në shkallët 0.1% deri në 0.2%. Për ndërtesat në pronë bujqësore nga 0.15% deri në 0.2%, njëjtë dhe për pronat tregtare dhe për ato industriale. Ligji i jep mundësinë qytetarëve që kanë në pronësi dy banesa, qoftë edhe në qytete të ndryshme, që në njërën prej tyre të përfitojnë zbritje taksash. Pronat do të ndahen në kategori dhe vlerë dhe një metodologji e miratua me vendim të Këshillit të Ministrave do të japë detaje për secilën prej tyre.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Shkallët e taksimit të pasurisë së paluajtshmeKëshilli Bashkiak i çdo Bashkie cakton shkallët e taksës për të gjitha kategoritë e pronave, me përjashtim të pronave shtetërore dhe atyre fetare, brenda intervaleve të mëposhtme të shkalleve te taksës:

    • Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% (zero presje një për qind) deri në 0,2% (zero presje dy për qind);
    • Për të gjithë njēsitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri në 0,25% (zero presje njëzet e pesë për qind);
    • Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave tregtare, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri në 0,25% (zero presje njëzet e pesë për qind);
    • Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri në 0,25% (zero presje njëzet e pesë për qind);
    • Për te gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% (zero presje një përq ind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);
    • Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave pyjore, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% (zero presje një për qind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);
    • Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund te variojë në shkallet nga 0,1% (zero presje një për qind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);
    • Për te gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallet nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë për qind) deri ne 0,3% (zero presje tre për qind);

    Shkalla e taksës për ndërtesën e papërfunduar është 30% (tridhjete për qind) e shkallës së taksës së kategorisë përkatëse të ndërtesësKëshilli Bashkiak cakton shkallet e taksës deri me 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor.

    Nëse Këshilli Bashkiak nuk përcakton në kohë shkallën e taksës, në përputhje me pikën 3, të këtij neni, zbatohet shkalla e fundit e taksës së përcaktuar nga Këshilli Bashkiak, për kategorinë përkatëse.

    Në rast se shkalla e taksës për atë kategori nuk është caktuar ndonjëherë, zbatohet shkalla më e ulët e taksës, në përputhje me pikën I të këtij neni, për atë kategori.

    Shkallët e taksës i dërgohen Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga dita e caktimit te tyre thuhet në nenin 12.

    Taksa mbi ndërtesën

    Baza e taksës për ndërtesën është vlera e njësisë së ndërtesës, që llogaritet në përputhje me metodologjinë dhe procedurat e përcaktuara ne vendimin e Këshillit të Ministrave.

    Shkalla e taksës mbi ndërtesën, e cila aplikohet si përqindje e bazës se taksës, është si më poshtë:

    • 0,05% (zero presje zero pesë përqind) për njësinë e ndërtesës që përdoret, shfrytëzohet për banim;
    • 0,2% (zero presje dy përqind) për njësinë e ndertesës që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;
    • 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me lejë ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

    Detyrimi për taksën mbi ndërtesën llogaritet si shumëzim i bazës se taksës me shkallën e taksës mbi ndërtesën. Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën njësitë e ndërtesave të përcaktuara në nenin 10, pika 1 e këtij ligji.

    Autoritetet përgjegjëse për administrimin e taksës mbi ndërtesën janë Drejtoria Përgjithshme e Taksës së Pasurisë dhe Bashkia. Përgjegjësitë e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë në kuadër të administrimit të taksës mbi ndërtesën përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Korçë – Policia procedon dhe arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale

    November 17, 2025

    Korçë — Procedohet penalisht 43-vjeçarja që parkoi automjetin në mënyrë të parregullt

    November 14, 2025

    Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në malin e Gramozit, sekuestrohet arma e gjahut

    November 13, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Procedohen 9 protestues për bllokimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

    November 18, 2025

    Ndryshon masa e sigurisë për dy të pandehurit në vrasjen e Egli Progës

    November 18, 2025

    Ish-Senatoriumi, simbol i trashëgimisë korçare, rikthehet në shërbim të dijes

    November 18, 2025

    Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, vizitë në Korçë: Shkolla “Raqi Qirinxhi”, simbol i traditës dhe inovacionit arsimor

    November 18, 2025

    Parashikimi i motit për Qarkun e Korçës

    November 18, 2025

    Korçë – Policia procedon dhe arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale

    November 17, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Ish-Senatoriumi, simbol i trashëgimisë korçare, rikthehet në shërbim të dijes

    November 18, 2025

    Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, vizitë në Korçë: Shkolla “Raqi Qirinxhi”, simbol i traditës dhe inovacionit arsimor

    November 18, 2025

    Protestë në Trebinjë: Banorët kundër mbylljes së rrugës së vjetër hyrëse

    November 17, 2025
    Më të klikuarat

    Konflikt me sende të forta në Bulgarec, 4 shtetas procedohen penalisht

    November 15, 2025

    Korçë — Procedohet penalisht 43-vjeçarja që parkoi automjetin në mënyrë të parregullt

    November 14, 2025

    Korçë – Policia procedon dhe arreston disa shtetas për vepra të ndryshme penale

    November 17, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.