Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Besa Spaho mes njerëzve të thjeshtë, e kudogjendur në këtë fushatë

    Aktualitet May 3, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Besa Spaho, kandidatja e Partisë Socialiste për qarkun e Korçës, po zhvillon një nga fushatat më intensive dhe më të afërta me qytetarët që janë parë ndonjëherë në këtë zonë. Ajo ka zgjedhur të mos qëndrojë në zyrë, por të trokasë derë më derë në të gjashtë qytetet e juglindjes, duke u takuar me njerëzit, duke i dëgjuar dhe duke marrë mbi supe zërin dhe hallet e tyre.

    E lindur dhe rritur në Korçë, Besa ka pasur një karrierë të gjatë në administratën publike, me pozicione kyçe në Agjencinë e Pronave në Tiranë dhe Korçë, e së fundmi si nënkryetare e Bashkisë së Korçës. Ajo është dëshmuar si një grua që nuk flet thjesht për zgjidhje, por i jep ato në kohë dhe me përgjegjësi.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Besa Spaho është gjetja unike e Partisë Socialiste për këto zgjedhje. Jo vetëm për përvojën e saj, por sepse është një figurë popullore, që gëzon respektin e të gjithëve – socialistë, demokratë e të pavendosur. Ajo di si të bëjë fushatë, jo me premtime boshe, por me një mënyrë të natyrshme dhe njerëzore që fiton zemrat e qytetarëve.

    Në çdo takim, qytetarët nuk ngurrojnë të tregojnë se e duan Besën, sepse ajo ka qenë gjithmonë pranë tyre. Ata e shohin si njeriun që mbaron punë, që nuk pret urdhra nga lart për të ndihmuar dikë në nevojë, por që ka vepruar me shpirtin e shërbimit dhe përkushtimit.

    Gjatë një takimi të fundit në lagjen nr. 17 të Korçës, Spaho theksoi se nuk do të ndryshojë as pas zgjedhjeve. “Unë do të jem e njëjta, me të njëjtin karakter dhe të njëjtën fytyrë edhe në Parlament”, u shpreh ajo, duke siguruar qytetarët se do të mbetet pranë tyre dhe kauzave të tyre të përditshme.

    Për Spahon, angazhimi politik nuk është fushatë njëmujore, por një detyrë e përhershme ndaj njerëzve. Ajo e sheh Kuvendin si një zgjatim të rrugëve, lagjeve dhe shtëpive të njerëzve që ka vizituar, jo si një shkëputje nga realiteti.

    Në një klimë politike ku shumëkush vjen e ikën pa lënë gjurmë, Besa Spaho po dëshmohet si një zë i rrallë dhe i sinqertë në juglindje – një grua që nuk kërkon votën, por besimin, dhe që është gati ta shpërblejë me punë të ndershme dhe me përfaqësim dinjitoz në Parlament.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Besa Spaho djathtas Korçë kryesore Politikë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.