Rreth 40 persona me trauma dhe fraktura janë paraqitur në 72 orët e fundit në urgjencat e spitaleve Korçë, Pogradec e Devoll si pasojë e reëshqitjes në akull.
E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e pranisë së madhe të shtresave të akullit në trotuare dhe blloqet e pallateve. Tre nga rastet e paraqitura në Korçë e Pogradec janë nisur në Tiranë pasi kanë pasur thyerje të rënda.
Moshat që kanë pësuar fraktura paraqiten mbi 50 vjeç dhe pesionionistë për të cilët mjeku thotë se duhet të kenë kujdes të madh, pasi rrëzimet tek këto mosha japin dëme të parikuperueshme.
Sipas të dhënave të tjera në Maliq dhe Kolonjë nuk ka pasur persona të paraqitur pran qendrave shëndetësore me probleme të tilla edhe pse në këto qytete prania e akullit nuk mungon.
Rastet:
25 në Pogradec prej tyre 15 me fraktura, 1 i dërguar në Tiranë.
13 në Korçë, 2 të dërguar në Tiranë
2 në Devoll