Kultivimi i bimëve medicinale në vendin tonë është një ndër sektorët me potencial të lartë për të rritur eksportet. Vitet e fundit, Shqipëria ka qenë një nga prodhueset kryesore të Europës për bimë medicinale.
Gjatë vitit 2023 në bashkinë e Pogradecit rendimenti mesatar i bimëve medicinale ka qenë më i mirë se viti i kaluar me rreth 20 kv/ha krahasuar me vitin 2022. Në total prodhimi ka qenë rreth 170 ton dhe çmimi i shitjes ishte më i lartë krahasuar me vitet e kaluara.
Qarku i Korçës nga viti në vit ka shtuar sipërfaqet e mbjella me bimë medicinale dhe aromatike. Në bashkinë e Pogradecit sipërfaqja e mbjellë me bimë medicinale për vitin 2023 ishte 85 ha.
Një pjesë e fermerëve që merren me kultivimin e këtyre bimëve kanë mundur edhe të ekportojnë prodhimin e tyre.


