Nga Lorena Kodra
Bustet e 3 personaliteteve të shquara si Kostandin Kristoforidhi, Aleksandër Stavre Drenova dhe Naum Veqilharxhi kanë pësuar dëmtime të gërmave ku pjesa më e madhe e tyre është fshirë.
Këto figura kanë një rëndësi të madhe për historinë dhe kulturën shqiptare, dhe dëmtimi i tyre është një humbje për gjithë shoqërinë. Ky është një rast që kërkon ndërhyrje urgjente nga instancat për ti riparuar dëmet dhe për të siguruar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Bustet ndodhen në pedonalen e qytetit të Korçës krah bashkisë.



