Një 39 vjeçar në fshatin Cangonj të Devollit duket se ka lajthitur nga trutë dhe ka rrahur prindërit e tij. 39 vjeçari i cili njihet si konsumator alkooli dyshohet se në gjendje të rënduar është grindur me prindërit dhe më pas i ka rrahur.
Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 39 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj prindërve të tij, të cilët janë të pajisur me urdhra mbrojtjeje.