Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, me një postim të pazakontë, u bën thirrje qytetarëve të thyejnë sportele e të rrahin efektivët policorë të cilët sipas tij mbrojnë hajdutët. Por nuk mjaftohet me kaq, Gjokutaj, shkon me tej duke u kërkuar shqiptarëve, të vrasin patronazhistët. Policia procedon penalisht Gjokutajn për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“
Kuvendi miratoi pas një seance maratonë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në lidhje me votimin në parlament ka reaguar edhe Genci Gjokutaj, avokat i Sali Berishës dhe Ilir Metës, i cili ka bërë thirrje për ngritje me revoltë.
Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, me një postim të pazakontë, u bën thirrje qytetarëve të thyejnë sportele e të rrahin efektivët policorë të cilët sipas tij mbrojnë hajdutët. Por nuk mjaftohet me kaq! Gjokutaj shkon me tej duke u kërkuar shqiptarëve të vrasin patronazhistët.
Te dashur Shqiptare! Diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore! As me amendime ligjesh! Hajduti kapet ne vjedhje dhe jo me permiresim te ligjit apo ashpersim denimi! Vetem revolta popullore dhe forca njerezore shkulin hajdutet nga pushteti! Shqiptare qe e doni Shqiperine dhe jo qe dini shqip!
Dilni nga shtepite sot! Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin! Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet! Vrisni çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen! Vetem keshtu Shqiptaret mund te behen Zoterinj dhe Shqiperia Zonje!’- shkruan Gjokutaj.
Por pas thirrjeve për dhunë në rrjetet sociale, policia ka nisur hetimin për Genc Gjokutaj. Sektori i krimeve kibernetike në policinë e Tiranës, ka referuar bë Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë, Genc Gjokutajn me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal.
Policia njofton se procedimi ndaj tij nisi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga Genc Gjokutaj, i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme.
‘Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetasit G .Gj., me profesion avokat, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme“, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal.
Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura të informacionit nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, është konstatuar një postim, i publikuar nga shtetasi G. Gj., i cili bën thirrje për të kryer veprime të dhunshme, postim ky i cili konstatohet se është publikuar dhe në media të ndryshme online. Materialet i kaluan Prokurorisë.’- njofton policia.