Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Fluks i lartë mjetesh në Korçë, rëndohet qarkullimi në akset kryesore

    August 11, 2026

    Zbehja e protestës në Tiranë dhe llogaritë e shtatorit

    August 11, 2026

    Klubi korçar përgënjeshtron zërat për merkaton: Jemi në proces verifikimi me FIFA-n

    August 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Dejvi Hoxha, i riu nga Korça që kërkon një vend në parlament

    Uncategorized November 1, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dejvi Hoxha është i riu nga qyteti i Korçës i cili kërkon një vend në 140-vendshin e shenjtë të parlamentit shqiptar.

    Dejvi është një nga ata të rinjtë të cilin e gjen pothuajse kudo në Korçë, në aktivitete sociale, aktivitete bamirësie, në aktivitete politike, aty ku ka vend për vendimmarrje.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Dejvi Hoxha ka aplikuar në platformën deputetiqëduam.al me dëshirën e madhe për të qenë zëri i të rinjve korçarë dhe jo vetëm, për të qenë i riu i cili do të përfaqësojë bashkëmoshatarët e vet, si një nga njerëzit që i njeh mirë problematikat dhe kërkesat e tyre.

    Kjo është ajo çka ai ka shprehur në aplikimin e tij;

    Ne te rinjte, vendimet më të mëdha i marrim shpesh mbi një filxhan kafeje, duke diskutuar problemet tona në tryeza të vogla. Ka ardhur koha që të përveshim mëngët dhe të punojmë për një Shqipëri më të drejtë dhe të zhvilluar.

     Unë jam Dejvi Hoxha, 26 vjeç dhe kam mbaruar studimet per menaxhim dhe finance. Kam nisur të angazhohem që në moshë të re, duke kuptuar rëndësinë e kontributit personal. Në moshën 19-vjeçare u bëra anëtari më i ri i Këshillit Bashkiak të Korçës, dhe tani, si president i një klubi të rinjsh, e di mirë se sa potencial dhe dëshirë ka rinia jonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

    Nuk dua të flas si politikan, por si një qytetar që i njeh vështirësitë dhe shpresat e këtij vendi. Prej shumë kohësh kemi dëgjuar të njëjtat premtime të përsëritura, por ajo që na mungon është një lidhje e vërtetë,  ku të gjithë ne së bashku, të vendosim për të ardhmen e përbashkët. Përvoja ime e hershme në zyrën e sigurimeve të prindërve dhe më vonë në media e administratë më ka mësuar se puna e palodhur dhe përkushtimi për komunitetin janë veprat që kërkojnë mund dhe kurajo.

    Në këtë rrugëtim kam kuptuar se më e rëndësishme se të bëhesh deputet është të jesh një qytetar i mirë, që nuk dorëzohet përballë vështirësive. Kjo është sfida ime: të jem një zë për ata që besojnë tek një Shqipëri më e drejtë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë. Unë besoj tek Shqipëria 2030, si pjesë e Bashkimit Europian, ku rinia mund të ndërtojë të ardhmen në vendin e saj dhe se Shqiperia mund te ec para vetem me politika te majta.

    Korça, që për dekada ka qenë shembull për gjithë vendin, meriton përkushtim dhe përparim. Kjo është sfida jonë e përbashkët: të ndërtojmë një të ardhme ku çdo shqiptar ndihet i sigurt, ku çdo i ri ndihet i vlerësuar dhe ku çdo familje ka mundësi të jetojë me dinjitet.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Lin Festival 2025: Tradita, arti dhe historia gjallërojnë fshatin piktoresk të Pogradecit

    August 18, 2025

    Firo te Skënderbeu, largohet papritur një nga titullarët e ekipit

    August 8, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Fluks i lartë mjetesh në Korçë, rëndohet qarkullimi në akset kryesore

    August 11, 2026

    Zbehja e protestës në Tiranë dhe llogaritë e shtatorit

    August 11, 2026

    Klubi korçar përgënjeshtron zërat për merkaton: Jemi në proces verifikimi me FIFA-n

    August 10, 2026

    Dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë pas konfliktit

    August 10, 2026

    Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 21-vjeçarit pas konfliktit

    August 10, 2026

    Pezullohet komanda e policisë Himarë për 5-katëshin pa leje

    August 10, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Klubi korçar përgënjeshtron zërat për merkaton: Jemi në proces verifikimi me FIFA-n

    August 10, 2026

    Dëshmia e të dyshuarit për vrasjen e 20-vjeçarit në Korçë pas konfliktit

    August 10, 2026

    Pezullohet komanda e policisë Himarë për 5-katëshin pa leje

    August 10, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston forcat kundër grekëve të Panetolikos këtë të shtunë

    August 7, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.