Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Dënohet me 2 vjet shërbim prove kryetari i Bashkisë Pogradec, Eduart Kapri

    Aktualitet February 27, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish-Kryetari i Bashkisë Pogradec, Eduart Kapri, është dënuar me 2 vjet shërbim prove nga gjykata, pas hetimeve të kryera nga SPAK.

    Sipas Prokurorisë së Posaçme, Kapri akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me ndërtimin e një pallati 14-katësh, të ngritur nga vëllai i tij. Po ashtu, SPAK thekson se edhe dy zyrtarë të tjerë të bashkisë kanë lejuar kryerjen e punimeve në kundërshtim me ligjin.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Gjykata ka dhënë edhe një dënim plotësues, duke i hequr Kaprit të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

    NJOFTIM PËR MEDIAT

    1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 181, të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve Eduart Kapri, Besmira Niko dhe Besjan Meço, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal.

    2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 18, datë 27.02.2025 vendosi:

    1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Eduart Kapri për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.

    – Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Eduart Kapri i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 1 (një) vit burgim.

    – Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia e të pandehurit Eduart Kapri në provë, për një afat prove prej 2 (dy) vjet, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

    – Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale.

    – Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

    – Heqjen e së drejtës të pandehurit Eduart Kapri për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të këtij vendimi.

    2. Deklarimin fajtore të të pandehurës Besmira Niko për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.

    – Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurës Besmira Niko i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

    – Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia e të pandehurës Besmira Niko në provë, për një afat prove prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës e pandehura duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

    – Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet e pandehura që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale.

    – Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurës me shërbimin e provës.

    – Heqjen e së drejtës të pandehurës Besmira Niko për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të

    K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të këtij vendimi.

    3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besjan Meço për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 e 25 të K.Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

    – Në bazë të nenit 406, pika 1, të K.Pr.Penale, të pandehurit Besjan Meço i ulet 1/3 e dënimit dhe dënohet përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.

    – Në bazë të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia e të pandehurit Besjan Meço në provë, për një afat prove prej 1 (një) vit e 4 (katër) muaj, gjatë së cilës i pandehuri duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

    – Bazuar në nenin 60, paragrafi i parë, pika 9, të K.Penal, urdhërohet i pandehuri që brenda periudhës së provës të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale.

    – Afati i provës fillon pas marrjes formë të prerë të vendimit, nga momenti i kontaktit të parë të të pandehurit me shërbimin e provës.

    – Heqjen e së drejtës të pandehurit Besjan Meço për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 5 (pesë) vjet, bazuar në nenin 35, paragrafi i parë, të K.Penal, zbatimi i të cilit fillon me marrjen formë të prerë (i ekzekutueshëm) të këtij vendimi.

    4. Lidhur me provat materiale:

    -dokumentet dhe sendet e sekuestruara pranë Bashkisë Pogradec me procesverbalin e sekuestrimit datë 22.05.2024, t’i kthehen Bashkisë Pogradec, me përjashtim të CD-së së listuar në këtë procesverbal në numrin rendor 77, e cila të mbetet në fashikullin e gjykimit.

    5. Shpenzimet procedurale, të përbëra nga shpenzimet e hetimit paraprak dhe ato të gjykimit, sipas përllogaritjes nga sekretaria gjyqësore, u ngarkohen të pandehurve solidarisht.

    6. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit.

    Tiranë, më datë 27.02.2025

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore pogradec Spak
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.