Një 37 vjeçare ka bërë kalëzim penal në komisariatin e Devollit se një djalë e ndiqte herë pas herë duke mos e lënë të qetë. Ndjekja që ky djalë i bën kësaj vajze ka më tepër se 1 vit kohë sa vajza është ndjerë e kërcënuar dhe e ka denoncuar.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të përndjekjes
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 33 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 37-vjeçare, e cila ditën e djeshme ka bërë kallëzimin në Polici.
Ky rast është publikuar edhe tek emisioni “Piranjat”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.