Shpella e Trenit në Devoll daton 6000 vite para Krishtit. Është një nga vendbanimet prehistorike më të rëndësishme në vendin tonë me një rëndësi të lartë arkeologjike thotë Gjergji Koki, drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Korçë.
“Në fakt shpella e Trenit është unike në llojin e vet, është pjesë e Parkut Kombëtar të Prespës e ka shenjat e banimit brenda saj që në prehistori. Brenda saj ka qenë habitat për njerëzit që kanë jetuar aty por e shumë specieve të tjera që janë shumë të rëndësishme për pjesën e ekosistemit. Është një atraksion i rëndësishëm, tregon elementë të prehistorise dhe tregon elementë si është organizuar jetesa në brendësi të kësaj shpelle“- është shprehur Gjergji Koki.
Pavarësisht rëndësisë tejet të lartë, monumenti i kategorisë së veçantë është i pambrojtur, aq sa brenda nuk i ka shpëtuar dorës së vandalëve apo dhe personave që sjellin bagëtitë brenda saj.
“Qoftë dhe banorë të cilët jetojnë në afërsi shpesh herë sjellin bagëtitë në këtë lloj zone për të kullotur apo kryer nevojat e veta.
Është parashikuar një rrethim që do të mbrojë një perimetër të shpellës me materiale ekologjike, miqësore me mjedisin, të cilët synojnë rrethimin e kësaj shpelle me qëllim që banorët e zonës, kalimtare, njerëz qe vijnë të bëjnë piknik mos futen në brendësi të shpellës të ndezin zjarre hedhin inerte apo mbeturina të përdorura në masë“-ka shtuar Gjergji.
Përfaqësues të Bashkisë Devoll shprehen se puna e tyre karshi monumentit prehistorik ka qënë promovimi i tij.
“Bashkia e Devollit ka kryer disa promovime të cilat kanë qenë të njëpasnjëshme, janë organizuar disa guida që vendin e takimit e kanë këtu.
Sekonda 52 para 3 viteve kemi sjellë shoqatës e operatorëve turistike të cilët e kanë futur në zinxhirin e tyre të paketave turistike, e kanë vlerësuar për historinë dhe një nga pikat e rëndësishme të tyre është kjo shpellë”– ka thënë Alda Ago, Përgjegjëse turizmit në Bashkinë Devoll
Drejtues të bashkisë së Devollit shprehen se nuk kanë buxhetet e mjaftueshme për të kryer punime përreth shpellës të Trenit, aty ku mungon dhe informacioni bazik për turistët e huaj, të cilët gjithçka mund të gjejnë për monument, është nëpërmjet internetit.