Tre persona janë arrestuar nga Policia e Devollit, pasi akuzohen se kanë marrë me forcë nga banesa një 32-vjeçar, e kanë dërguar në një biznes privat dhe e kanë dhunuar fizikisht. Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur më 27 tetor, ndërsa viktima, shtetasi I. T., ndodhej në masë sigurimi “arrest në shtëpi” për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në pranga ranë shtetasit A. N., 42 vjeç, T. Ç., 38 vjeç dhe M. B., 37 vjeç, të tre banues në Devoll, të cilët akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosja” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, të kryera në bashkëpunim.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motivit të saj.


