8 Prilli njihet si dita ndërkombëtare e Romëve, ku në shumë raste diskutohet zhvillimi i tyre ekonomik e arsimor por në qytetin e Korçës realiteti është krejt i kundërt.
Gurali dhe Lumturie Nazifi jetojnë në këtë gjendje në një kasolle
E vetmja mënyrë jetese e tyre është të grumbullojnë metale në mbeturina, që më pas i shesin e sigurojnë bukën e gojës
Gurali Nazifi
“vështirë është, ç’të besh? Ku do vëmë? Pa përkrahje, pa ndihmë ekonomike. Dalim kazanëve, mbledhim ndonjë kapacke, ku re jetosh. Nuk ka ardhur asnjë të ndihmojë. Kush bëhet merak për ne? Gjithë jetën në kasolle, 30 vite”
Lumturie Nazifi
“shumë e vështirë, të sëmurë jemi. Jam me probleme me shtyllën kurrizore. Nuk kam të ndjek nëpër spitale. Ja kalohet jeta këtu? Kishim plehrat, punon aty
Tani nëpër kazane. Ai del andej vjen vërdallë që nxjerrim bukën e gojës”
Edhe të rinjtë e komunitetit rom tregojnë vështirësinë e të jetuarit në një lagje të tillë, ku asnjëherë nuk ka patur investime
Sinkronet e tjera
“shumë e vështirë, është jete qe nuk jetohet. Mes mbeturinave, është gjë shumë e vështirë. Hekura plasasme, ç’të dalë. Nuk del. Nuk del, gjëndje ekonomike nuk kemi, punë ska.”
“në një kasolle rri. Me dy fëmijë, nuse, mamaja, vëllai me djalin. Plasmase bidona nëpër kazane. Vështirë, asnje rregullim. Një vend pune na duhet e një dhomë. Punojmë pa probleme.”
“ta them o se për aq kohë tani vjen momenti e kujtohen. Asgjë nuk është bërë. Kështu siç e jeton vet jetojmë. Vetëm vjen momenti i votimeve e tu tregojmë diçka këtyre. Të njëjtën gjë që po them.”
Në qytetin e Korçës jetojnë afro 23 mijë banorë të identifikuar si pjesë e komunitetit egjiptian e rom


