DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas për veprën penale të kanosjes
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit R. P., 43 vjeç dhe R. P., 40 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, pasi më datë 27.01.2024, kanë kanosur me fjalë njëri-tjetrin, nëpërmjet telefonit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.