Policia ka siguruar informacion se një grup donte të ekzekutonte Gledis Nanon, por policia nuk e ka vënë në dijeni ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit.
Policia e Shtetit vijon hetimet për rastin, të cilat po zhvillohen në mënyrë sekrete. Dyshohet se plani për eleminimin e Gledis Nanos është organizuar nga një grup që Nano e ka hetuar kur ka qenë në detyrë në polici më parë.
Gledis Nano nuk është vënë në dijeni nga Policia dhe madje as ndaj Nanos dhe familjes së tij nuk janë shtuar masat mbrojtëse nga policia.


