DOKTOR YLLI ZIÇISHTI FESTON 75-VJETORIN
Mjeku që gdhendi emrin e tij në historinë e mjekësisë shqiptare, ziçishtari që na bën krenarë, heroi që ka shpëtuar me qindra jetë njerëzish, patenta më e mirë që përfaqëson çdo ziçishtar e devolli kudo që shkon e çelësi që iu hap dyert e të gjitha spitaleve në kryeqytet, politikani që theu çdo tabu vetëm përmes emrit të tij, festoi dje 75-vjetorin e tij të lindjes.
Në emër të çdo ziçishtari, devolliu, tepelenasi apo çdo banori e pacienti ku ka shërbyer e që ka shëruar, i urojmë doktor Yllit edhe qindra vite të tjera të lumtura, plot shëndet e shërbim të pakursyer e me vetëmohim ndaj njerëzve për të mbajtur sa më lart emrin e tij, familjes e origjinës!


