Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Aksident në qytetin e Korçës, në afërsi të shkollës “Sotir Gura”

    May 13, 2025

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    OSBE/ODIHR: Zgjedhjet ishin konkurruese, SPAK luajti rol pozitiv

    May 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Dramë dhe emocione deri në sekondën e fundit! Tirana mbijeton në Superiore falë një autogoli në minutën e 90

    Aktualitet May 4, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Tirana ka siguruar qëndrimin në Superiore pasi ka mundur në play-out Pogradecin me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e luajtur sot në “Elbasan Arena”.

    Bardheblutë ishin dukshëm favoritë për suksesin ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë, por liqenorët në fraksionin e parë të lojës vunë disa herë në vështirësi portën e Selmanit. Ndërsa kryeqytetasit krijuan më shumë e në fund panë edhe t’i anulohej një gol.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në fraksionin e dytë të lojës, në fushë ishte praktikisht vetëm Tirana, e cila krijoi volum loje përballë Pogradecit të tërhequr në mbrojtje, në pritje të ndonjë kundërsulmi. Trysnia e bardhebluve dha frytet e saj vetëm në minutën e fundit, kur një gjuajtje e Zharmuni u devijua në portën e vet nga Hysenallari, duke i dorëzuar Tiranës fitoren minimale që i mundësoi qëndrimin në elitë edhe në edicionin e ardhshëm.

    TIRANA-POGRADECI 1-0
    90′ (ag) Hysenllari

    NGJARJET KRYESORE

    90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Tiranës.

    90’+8’ Staniç shmang një tjetër gol pas një gjuajtje të Bajroviç.

    90’+3’ – 90‘+7’ Kaos në fushë pas përplasjes së dy lojtarëve, të dy skuadrat përleshen duke krijuar kaos ndërsa ka edhe tifozë që tentojnë të futën në katërkëndor. Në fund gjyqtari ndëshkon me të kuq Ndrecën dhe Razën.

    90’ Jepen 5 minuta shtesë.

    90’ GOOOL TIRANA! Pas një harkimi në zonë, Zharmuni devijon para portës ku sfera godet Hysenllarin dhe përfundon në rrjetë.

    89’ Zguro ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Gjumsit.

    87’ Vera nga e djathta harkon në shtyllën e dytë, Ndreca me kokë çon topin në duart e Staniç.

    82’ Kasmollari merr vendin e Alidemës në radhët e Pogradecit. Ndërsa Smaçi merr vendin e Rafa Silva në radhët e Tiranës.

    74’ Goditje dënimi e shkëlqyer e Ndrecës, Staniç fluturon dhe grushton sferën në këndore.

    71’ Përgjoni ndëshkohet me karton të verdhë.

    68’ Kola dhe Haxhiu i lënë vendin Bajroviç dhe Gjumsit te Tirana.

    67’ Lila dhe Vokrri, i lënë vendin në fushë Pius dhe Samake te Pogradeci.

    63’ Harkime radhazi të bardhebluve në zonën e Pogradecit, asnjë nuk gjen hapësirën për të gjuajtur në portë.

    57’ Rrëmujë në zonën e Pogradecit pas një goditje këndi, askush nuk ia del të devijojë sferën drejt portës së Staniç.

    56’ Shkulaku ndëshkohet me të verdhë pas një mbajtje ndaj Haxhiut.

    54’ Ndreca gjuan me kokë në zonë, por nuk shqetëson Staniç i cili pret në pozicion.

    52’ Harkim nga e djathta e sulmit të Tiranës në shtyllën e dytë ku Përgjoni nuk gjen kontaktin e duhur duke çuar sferën mbi traversë.

    50’ Zharmuni merr topin në gjysmëfushë dhe bën disa metra para, duke lëshuar më pas një gjuajtje të fortë që nuk gjen portën.

    48’ Edhe pjesa e dytë ka tablonë e të parës, me Tiranën që menaxhon topin e pogradecarët të cilët synojnë të thumbojnë me kundërsulme.

    46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

    45’+5’ Mbyllet pjesa e parë pa gola nga të dy skuadrat.

    45’+4’ Krasniqi ul topin për Vokrrin i cili del i vetëm para Selmanit por gabon gjithçka me gjuajtjen e tij.

    45’+3’ Rafa Silva gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet mbi katërkëndorin e Pogradecit.

    45’+3’ Haxhiu ul topin për Soler i cili gjuan, pro gjen devijimin në këndore të Zguros.

    45′ Jepen 5 minuta shtesë.

    38’-43’ Pas një harkimi nga e djathta i Vera, topi largohet nga zona e shkon te Soler i cili lëshon një predhë të pakapshme për Staniç. Bardheblutë festojnë golin, por pogradecarët protestojnë për një faull në sulm të Micit. Pas 3 minutash, Koçi shkon të shohë pamjet në VAR dhe shqyrton pamjet, duke vendosur anulimin e golit të bardhebluve.

    33’ Shkulaku nga e majta pason në shtyllën e parë për Vokrrin, Përgjoni mbyll hapësirën dhe çon sferën në këndore.

    31’ Shkulaku ia del të shmangë mbrojtësin dhe lëshon një gjuajtje të befasishme në hyrje të zonës, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

    30’ Momente tensioni në fushë, në fund gjyqtari ndëshkon Hysenllarin dhe Soler me karton të verdhë.

    26’ Përsëri ka momente të rrezikshme në zonën e Pogradecit, në fund është Vera i cili gjuan nga jashtë por çon sferën në duart e Staniç.

    22’ Zharmuni provon me të majtën nga jashtë zonës, sfera prek vetëm rrjetën e jashtme të portës pogradecare.

    16’ Pengu del nga oja i dëmtuar, vendin e tij e merr Hysenllari në radhët e Pogradecit.

    16’ Zharmuni merr mirë topin në zonë dhe gjuan, por Staniç pret në pozicion.

    6’ Harkim i rrezikshëm i Zguros i cili çon topin te Krasniqi por ky i fundit nuk ia del të devijojë para portës. Nga ana tjetër është Haxhiu i cili sheh gjuajtjen e tij të ndalet para portës së Pogradecit.

    5’ Rrezik para portës së Selmanit pasi Ivani kthen një top në qendër. Portieri del dhe grushton e më pas fiton faull.

    4’ Alidema ka mundësinë të nisë një kundërsulm të shpejtë, por vonohet në pasim dhe i heqin topin nga këmbët.

    1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

    FORMACIONET ZYRTARE

    Tirana: Selmani; Dembele, Kola, Mici, Përgjoni, Rafael, Soler, Vera, Haxhiu, Zharmuni, Ndreca

    Trajner: Bledi Shkëmbi

    Pogradeci: Staniç; Danlandi, Ivan, Shkulaku, Lila, Vokrri, Pengu, Zguro, Krasniqi, Raza, Alidema

    Trajner: Ardian Mema

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas pogradec Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Aksident në qytetin e Korçës, në afërsi të shkollës “Sotir Gura”

    May 13, 2025

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    OSBE/ODIHR: Zgjedhjet ishin konkurruese, SPAK luajti rol pozitiv

    May 12, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Aksident në qytetin e Korçës, në afërsi të shkollës “Sotir Gura”

    May 13, 2025

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    OSBE/ODIHR: Zgjedhjet ishin konkurruese, SPAK luajti rol pozitiv

    May 12, 2025

    Përfundon numërimi i votave në Pogradec, ja rezultati

    May 12, 2025

    “Fatkeqësia e demokratëve, qëndrimi i kryetarit”, Ngjela: Rama e ka marrë forcën nga rënia e PD. Berisha i përgatitur për…

    May 12, 2025

    Reagon Ivi Kaso për incidentin në Pogradec

    May 12, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Aksident në qytetin e Korçës, në afërsi të shkollës “Sotir Gura”

    May 13, 2025

    PS ruan epërsinë në Qarkun e Korçës: +20 mijë vota ndaj PD

    May 13, 2025

    Përfundon numërimi i votave në Pogradec, ja rezultati

    May 12, 2025
    Më të klikuarat

    Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Qatrom, një automjet del nga rruga – shoferi në gjendje kritike

    May 8, 2025

    Aksident i rëndë në Boboshtice, drejtuesi i mjetit në gjendje të rëndë

    May 8, 2025

    Vazhdon sherri në Pogradec – përfshihen familjarët

    May 11, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.