Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Skënderbeu zyrtarizon volejbollisten Nathalia Borrero Acosta

    August 8, 2026

    Qytetarët mbeten pa transport pas Festës së Lakrorit në Polenë

    August 8, 2026

    Mungesa e transportit dhe hoteleve lë të bllokuar vizitorët pas Festës së Lakrorit në Polenë

    August 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Duarartat e Leskovikut”, çelet Inkubatori i Zahireve në Leskovik, ndihmë për gratë e zonës

    Korça + July 4, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Duarartat e Leskovikut” është Inkubatori i Zahireve i çelur së fundmi në Leskovik, i pari i këtij lloji në Shqipëri, i cili do të sigurojë që prodhimet tradicionale të kësaj krahine të dalin në tregun vendas e rajonal me markën “Made in Leskovik”

    Shumë prej grave të kësaj zone një nga mënyrat e sigurimit të të ardhurave e kanë nga mbledhje e bimëve medicinale por edhe nga zahiretë e dimrit, të cilat i shisnin si ambulante ndërkohë që me këtë ndërmarrje, prodhimet e tyre do të paketohen, ambalozhen dhe shiten sipas kërkesave të BE.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Majlinda Mehmeti
    Amvisë leskoviqare
    “Ne këto I mbledhim në mal, nuk mungon asgjë, i mbledhim e i shisnim dikur. Ka kohë është mbyllur e i shisnim ku na jepej mundësia. Këtu do ambalazhohet, me etiketa që të shitet jashtë. Është shumë ndihmë e madhe. Ne mund të punojmë, ka gra që janë me ndihmë ekonomike, pa punë fare. Nuk ikin njerëzit kështu, të rinj nuk kemi. Nesër vijnë fëmijët, vijnë nuset, niperinjte e mbesat, kështu nuk shuhet Leskoviku ”

    Rajmonda Çipi
    Amvisë leskoviqare
    ” Mbi 30 vite kam punuar bashkë me burrin në mal. Këtë rigon e ka mbledhur ai. Ky është rigon i mirë. Çaji i mirë prap. Është ndihmë sepse këtu njerëzit Jane të varfër, punoeshen dhe kanë ekonomi dhe e çojmë në shtëpinë tonë”

    Kryetari i Bashkisë Kolonjë Erion Isai tregon se institucioni i pushtetit lokal do të jetë në ndihmë të këtyre grave ndërkohë që zv ministri i bujqësisë vlerëson këtë iniciativë si të rëndësishme për ekonominë e zonës.

    Erion Isai
    Kryetari i Bashkisë Kolonjë
    “Produktet artizanale të Zahireve të Leskovikut do të certifikohen për treg. Bashkia Kolonjë do të mbështesë në tre vitet e para me fond për sigurimin e lëndës së parë dhe subvencionimin e sigurimeve shoqërore për zonjat, e me këshillin e qarkut po përpiqemi të ndërtojmë rrjetin rajonal të prodhimeve artizanale për të patur treg të përbashkët”

    Enio Civici
    Zv ministri i bujqësisë
    “Lejon prodhimin tradicional, atë me traditë, të dalë në treg të vlerësohet, të paguhet, të përçojë gjithë historinë e vlerat ushqimore qe kemi ne vendin tone. I mundëson këtyre produkteve të pastrohen, prodhohen me siguri ushqimore, etiketohet dhe përcillet në treg. Kontratat e para janë më institucione shtetërore por jemi të bindur dhe nga operatorët private, që nuk kanë pse të marrin produktet e importit por produktet e vendit tonë ”

    Krahina e Leskovikut është e njohur për prodhimet tradicionale të brumit, reçelërave, kopostove dhe pijeve tradicionale, të cilët së shpejti do të jenë pjesë e tregut vendas me etiketen e krenarisë” Made in Leskovik ”

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Skënderbeu zyrtarizon volejbollisten Nathalia Borrero Acosta

    August 8, 2026

    Qytetarët mbeten pa transport pas Festës së Lakrorit në Polenë

    August 8, 2026

    Mungesa e transportit dhe hoteleve lë të bllokuar vizitorët pas Festës së Lakrorit në Polenë

    August 8, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Skënderbeu zyrtarizon volejbollisten Nathalia Borrero Acosta

    August 8, 2026

    Qytetarët mbeten pa transport pas Festës së Lakrorit në Polenë

    August 8, 2026

    Mungesa e transportit dhe hoteleve lë të bllokuar vizitorët pas Festës së Lakrorit në Polenë

    August 8, 2026

    Mungesë transporti pas Festës së Lakrorit në Polenë të Korçës

    August 8, 2026

    Dëmtohet nga një ari objekti i shenjtë në fshatin Dobërgorë

    August 7, 2026

    Imazhe të rralla nga Lufta Italo-Greke ekspozohen në Maliq

    August 7, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Skënderbeu zyrtarizon volejbollisten Nathalia Borrero Acosta

    August 8, 2026

    Dëmtohet nga një ari objekti i shenjtë në fshatin Dobërgorë

    August 7, 2026

    Imazhe të rralla nga Lufta Italo-Greke ekspozohen në Maliq

    August 7, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Protesta e “Revolucionit Flamingo” vijon çdo ditë në Korçë

    August 2, 2026

    Kennedy Jr. kritikon Faucin për Covid-19 dhe mbron Donald Trump

    August 2, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.