Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Sevasti Qiriazi dhe rruga e arsimimit të vajzave shqiptare

    August 15, 2026

    Zjarr në një banesë pranë Selman Stërmasit në Tiranë

    August 14, 2026

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Dy pengjet e valltares së vetme të Devollit

    Devoll February 5, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Suzana Papuli nisi të hidhte hapat e para të “Devolliçes” kur ishte vetëm 13 vjeç, e prej asaj dite, për afro 45 vite qëndroi stoike në vallen e kulturën e asaj krahine.

    Kërkova ta takoja, jo për të bërë lajm më tepër sesa për ta pyetur për eksperiencën e saj dhjetra vjeçare. Tituj, çmime, medalje, certefikata për të janë të shumta por përsëri e mërzitur më tregoi dy pengjet e saj.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Suzana, të paragjykonin besoj. Kushedi çfarë flisnin, e vetmja femër mes gjithë meshkujve, ë?

    -Paragjykim thua? Arritën deri aty ku më thoshin “Do ngelesh pa martuar, se zgjodhe të bëhesh artiste.” Por nuk më vinte zor. Unë e doja vallen, këngën, artin.

    Zana, po për çfarë të vjen keq, tani që dole në pension?

    -Dy pengje kam në jetë. Pavarësisht talentit tim, pavarësisht çmimeve, asnjëherë nuk më morën në festivalin e Gjirokastrës. Duhej miku, duhej diçka tjetër, nuk e di, por do doja t’i hidhja dy hapa në atë skenë.

    Po e dyta?

    -E dyta ka të bëjë me vitin e kaluar. Dola në pension. 40 e ca vite karrierë, punë, mund, sakrificë, djersë. Më erdhi thjesht një letër që thoshte – “Dole në pension”. Askush nga kolektivi nuk erdhi të më jepte një përqafim. Asnjë nga institucioni më lart nuk erdhi as të bënte një gjysmë ceremonie për mua. Bëra çmos, por nuk ma mori mendja që nuk do merrja një fije mirënjohje dhe falënderimi. Më hoqën brenda një dite dhe askush nuk u kujtua për mua.

    Zana, qenke lënduar shumë. Po varet kush të kupton e dashur.

    -Lënduar? Zemra copë më është thyer. E meritoja diçka të vogël. Kam nxjerre me dhjetra vajza valltare e djem, atëherë kur prindërit nuk i lejonin, unë shkoja i merrja në shtëpi. Dhe asnjë nga zyrtarët nuk u kujtua për mua. Por, ma dinë njerëzit. Ma beso që ma dinë.

    Zana qau. Qau dhe e përqafova…

    Nga Xhensil Shkembi

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Devoll djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Sevasti Qiriazi dhe rruga e arsimimit të vajzave shqiptare

    August 15, 2026

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026

    Sanksionohet drejtuesi i kamionit në aksin Pogradec-Qafë Thanë

    August 14, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Sevasti Qiriazi dhe rruga e arsimimit të vajzave shqiptare

    August 15, 2026

    Zjarr në një banesë pranë Selman Stërmasit në Tiranë

    August 14, 2026

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026

    Sanksionohet drejtuesi i kamionit në aksin Pogradec-Qafë Thanë

    August 14, 2026

    Zjarret në vend: Katër vatra problematike dhe ndërhyrja nga ajri

    August 14, 2026

    Cilësia e ujërave bregdetare në Shqipëri shënon rënie të fortë

    August 14, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026

    Sanksionohet drejtuesi i kamionit në aksin Pogradec-Qafë Thanë

    August 14, 2026

    Zjarret në vend: Katër vatra problematike dhe ndërhyrja nga ajri

    August 14, 2026
    Më të klikuarat

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Humb jetën 30-vjeçari Kërtis Rizvani, mbytet pasi u hodh nga varka në Pogradec

    August 10, 2026

    Natë e trazuar në Lezhë: Të shtëna në Laç dhe tritol në Shënkoll

    August 10, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.