Kolonjë
Një i moshuar gjendet i pajetë në Leskovik. Prej 2 ditësh, i moshuari rreth 76 vjeçar kishte humbur kontaktet me familjen.
Sipas informacioneve ai ka folur me djalin e tij duke i thënë që do të shkonte tek stani që kishin afër banesës. Të nesërmen në mëngjes, djali nuk e ka gjetur ndërsa menjëherë janë vënë në lëvizje patrullat e policisë.
Fatkeqësisht, i moshuari me iniciale L.C. u gjet pak minuta më parë, i pajetë, në një kanal afër stanit. Në trup nuk i janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vuante nga skleroza dhe problemet me zemrën.
Trupi do të transportohet drejt morgut për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.