Pogradec – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mëmëlisht, Pogradec, ku një 49-vjeçar, me inicialet A.T., ka kryer manovra të rrezikshme me automjet, duke tentuar të shtypë një 18-vjeçare.
Gjithashtu, pasagjerja në automjet, L.Ç., 49 vjeçe, ka kërcënuar me fjalë të renë.
Policia e Pogradecit ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal ndaj të dyshuarve. Ngjarja po hetohet më tej nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Njoftimi i policisë;
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit A. T., 49 vjeç, dhe L. Ç., 49 vjeçe, banues në fshati Mëmëlisht, Pogradec, pasi dje, 49-vjeçari ka bërë manovra me automjet, duke rezikuar jetën e një 18-vjeçareje. Shtetasja L. Ç., pasagjere në automjet, ka kanosur me fjalë 18-vjeçaren.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.