Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të kryeqytetit pasditen e së mërkurës. Një 13-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda automjetit që ndodhej në garazhin e banesës në Babrru.
Dyshimet e para janë që vdekja e të miturit të jetë shkaktuar nga asfiksia.
Ja deklarata e Policisë;
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.