Një raat i ngacmimit seksual ka ndodhur në fshatin Pojan të Maliqit. Një 62 vjeçar dyshohet se ka abuzuar ndaj një fëmijë 12 vjeç. Pas kallëzimit penal nga ana e familjarëve të vajzës dhe psikologes së shkollës është bërë arrestimi i personit.
Njoftimi i policisë;
Maliq: Vihet në pranga një 62 vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme nga komisariati i Maliqit.
Sipas burimeve, bëhet me dije se i arrestuari ka ngacmuar me fjalë dhe ka përndjekur një vajzë 12 vjeçare, nxënëse shkolle. Ka qenë e mitura që i ka treguar gjyshes së saj, e më pas në praninë edhe të psikologes së shkollës, kanë bërë denoncimin pranë policisë.
Këta të fundit kishin informacion për autorin, pasi konstatohej edhe si përdorues i alkoolit, dhe prej pak kohësh po mbahej nën mbikqyrje nga ana e policisë.


