Stuhia e breshërit ka dëmtuar një fermë bletësh në fshatin Bregas.
Ardian Pane, bletrritësi i njohur nga fshati Vreshtas i kishte vendosur rrëzë Malit të Thatë fermën e bletëve për shkak kullote por ditën e sotme erat e forta shoqëruar me breshër i kanë shkatërruar pothuajse gjithë kosheret duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik.
Ky është viti i 6 radhazi që fermerët e juglindjes së vendit dëmtohen nga fatkeqësitë natyrore, ku në asnjë moment nuk kanë marrë dëmshpërblim.