Me këtë rast në varret e dëshmorëve të Korçës janë organizuar homazhe në nderim të të rënë ku janë vendosur kurora dhe buqeta me lule.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me këtë rast ka vendosur një kurorë në emër të ministrisë së mbrojtjes.
Me rastin e 79 vjetorit të çlirimit të atdheut janë vendosur kurora në emër të grupit të deputetëve të Qarkut Korçë, ashtu siç janë vendosur kurora nga institucioni i prefektit, bashkia e Korçës, këshilli i qarkut dhe veteranë të LANÇ ndërsa janë vendosur buqeta me lule nga komunitetet fetare, universiteti i Korçës, drejtoria vendore e policisë si dhe organizata politike dhe shoqërore.
MË pas të pranishmit kanë bërë homazhe në varrezat e të rënëve dhe në vazhdim kanë vizituar edhe muzeun e kësaj lufte.