Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Klubi Sportiv “Skënderbeu” kërkon transparencë dhe barazi në garat e volejbollit kombëtar

    November 4, 2025

    Përkujtohet Dom Simon Jubani, meshtari që theu heshtjen e diktaturës dhe ringjalli lirinë e besimit

    November 4, 2025

    Korçë – Arrestime, procedime dhe hetime të reja në qark

    November 4, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Edmond Spaho jep lamtumirën nga politika aktive në parlament, ja reagimi i tij

    Korça + May 14, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga figurat më të njohura të së djathtës në Shqipëri, Edmond Spaho, ka shpallur largimin nga politika aktive pas më shumë se tri dekadash në shërbim të publikut.

    Përmes një deklarate publike pas zgjedhjeve të 11 majit, Spaho shprehu tronditjen e tij për rezultatin e këtyre zgjedhjeve, duke theksuar se ky ishte kapitulli i fundit i angazhimit të tij parlamentar:

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit! Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.”

    Ai ka ndarë falënderime të sinqerta për familjen, mbështetësit dhe qytetarët që e kanë votuar dhe besuar përgjatë 35 viteve.

    “Dëshiroj të falënderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve për të më krijuar mundësinë të ndiqja pasionin tim.”

    Në mënyrë të veçantë, Spaho u shpreh mirënjohës për strukturat e Partisë Demokratike në Maliq dhe në të gjithë qarkun e Korçës, për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë:

    “Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë.”

    Ai u kërkoi ndjesë qytetarëve për gjithçka që nuk ka mundur të bëjë në këto vite përfaqësimi, ndërsa i bëri një thirrje të fortë Partisë Demokratike për të reflektuar dhe për t’u ringritur:

    “I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.”

    Deklarata e tij përmbyllet me tone të larta mirënjohjeje dhe dinjiteti, duke vulosur përfundimin e një karriere të gjatë dhe të angazhuar në jetën politike shqiptare.

    Reagimi i tij në facebook;

    Te nderuar miq,

    Jam i shokur me rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit!

    Keto zgjedhje ishin te fundit te karrieres sime aktive ne Parlament.

    Deshiroj te falenderoj pafundesisht familjen time per sakrificat e medha qe ka bere gjate 35 viteve per te me krijuar mundesine te ndiqja pasionin tim.

    Falenderoj antaret dhe simpatizantet e Deges se PD Maliq dhe te Qarkut Korce per mbeshtetjen e vazhdueshme qe me kane dhene. Pa ata nuk do kisha arritur asgje ne politike.

    Deshiroj te falenderoj me shume mirenjohje qytetaret qe me besuan dhe votuan gjate 35 viteve dhe tju kerkoj ndjese qe nuk munda te bej edhe me shume per ta.

    I uroj Partise Demokratike te gjeje forcen per te kaluar gjendjen e rende ku ndodhet dhe te arrije te rikthehet ne shprese per Shqiperine.

    Me shume mirenjohje,
    Edmond Spaho

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Edmond Spaho Korçë kryesore largohet Edmond Spaho Politikë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Klubi Sportiv “Skënderbeu” kërkon transparencë dhe barazi në garat e volejbollit kombëtar

    November 4, 2025

    Përkujtohet Dom Simon Jubani, meshtari që theu heshtjen e diktaturës dhe ringjalli lirinë e besimit

    November 4, 2025

    Korçë – Arrestime, procedime dhe hetime të reja në qark

    November 4, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Klubi Sportiv “Skënderbeu” kërkon transparencë dhe barazi në garat e volejbollit kombëtar

    November 4, 2025

    Përkujtohet Dom Simon Jubani, meshtari që theu heshtjen e diktaturës dhe ringjalli lirinë e besimit

    November 4, 2025

    Korçë – Arrestime, procedime dhe hetime të reja në qark

    November 4, 2025

    Anastas Janullatos, njeriu që ringjalli Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

    November 4, 2025

    Ata që i dhanë zë Korçës për një shekull – Kujtesë për korin legjendar “Lira”

    November 4, 2025

    Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, në një vizitë zyrtare në Bashkinë e Korçës

    November 4, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Universiteti i Korçës sjell për herë të parë në Shqipëri modelimin e sektorit të bujqësisë

    November 3, 2025

    Nisin punimet në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë

    November 3, 2025

    Korça Open Air 2025 – Qielli mbi Korçë u mbush me adrenalinë dhe emocion

    November 3, 2025
    Më të klikuarat

    Aksident me pasojë vdekje në aksin rrugor Korçë – Bilisht, në afërsi të fshatit Dishnicë

    October 30, 2025

    Pogradec-Korçë/Kontrolle dhe verifikime intensive, kundër zënies dhe shfytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave

    November 1, 2025

    Shkarkime në Policinë e Korçës pas ngjarjes në Devoll, largohet drejtori Erion Ahmeti, pezullohet zëvendësi Hajri Kushe

    November 1, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.