Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Egnatia kryesuese e bën pushim, Skënderbeu del nga kriza përballë rrogozhinasve me ndihmën e VAR-it

    Aktualitet February 22, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skënderbeu ka mundur sot Egnatian me shifrat 1-0 në Korçë, duke ringjallur edhe një herë shpresat për mbijetesën.

    Korçarët kanë dominuar plotësisht përballë rrogozhinasve, të cilët nuk u shfaqen thuajse asnjëherë rrezikshëm para portierit Alia në një paraqitje shumë larg atyre që kanë dhuruar në 9 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet ku kanë shënuar vetëm fitore.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Korçarëve iu deshën dy penallti të akorduara falë VAR-it për të shënuar të dytën dhe për të siguruar tre pikët që i nevojiten për të ringjallur luftën për mbijetesë. Ndërsa Egnatia ka krijuar një avantazh të ndjeshëm që ia mundëson edhe këto luhatje pa humbur kreun e klasifikimit.

    SKËNDERBEU-EGNATIA 1-0
    60′ (p) Nikaj

    NGJARJET KRYESORE

    90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Skënderbeut.

    90’+1’ Fangaj ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Shaqes.

    90’ Jepen 4 minuta shtesë.

    89’ Felipe merr topin para zonës së Egnatias, gjuajtja e tij ndalet nga Dajsinani.

    87’ Ramos merr vendin e Nasr në radhët e Skënderbeut.

    85’ Një harkim nga e djathta gjen Alijev në zonë, gjuajtja me kokë e të cilit kalon mbi traversë.

    82’ Kasa provon me një gjuajtje fluturimthi, sfera shkon jashtë, jo shumë larg shtyllës së portës korçare.

    81’ Guindo gjuan në zonë por gjen devijimin e Janaqit, sulmuesi kërkon penallti, por jepet vetëm goditje këndi.

    78’ Fangaj kërkon një penallti për prekje topi me dorë, por pamjet tregojnë se Prenç nuk ka kontakt me dorë.

    76’ Janaqi, Lukinjas dhe Felipe hyjnë në fushë në radhët e Skënderbeut në vend të Bismark, Juri dhe Nikajt.

    75’ Ujka gjuan nga distanca, por pa iu afruar portës së vendasve.

    72’ Dylis, Jahaja dhe Guindo aktivizohen në vend të Bakajoko, Fernando dhe Lushkjes në radhët e Egnatias.

    68’ Përsëri Nasr gjuan nga e majta, këtë herë duke gjetur përgjigjen e Dajsinanit. Sfera shkon përsëri te Bismark i cili nuk ia del të gjuajë në portë dhe çon sferën jashtë.

    67’ Lushkja ndëshkohet me karton të verdhë për protesta ndaj gjyqtarit.

    66’ Nasr nga e majta gjen hapësirën për gjuajtje, por e djathta e tij nuk çon topin drejt portës duke e fluturuar shumë lart mbi traversë.

    60’ GOOOL SKËNDERBEU! Nikaj shënon me penallti.

    57’-59’ Harkim në zonë nga Nikaj, topi preket me dorë nga Alijev. Korçarët protestojnë por Alla lë lojën të vijojë. Më pas ftohet nga VAR dhe pasi sheh pamjet bën shenjë nga pika e bardhë.

    55’ Harkim perfekt nga e majta në zonë për Bismark, ky i fundit hutohet dhe prek topin me dorë, duke marrë kontestime edhe nga tifozët e tij.

    54’ Zejnullai ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Nasr.

    46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të dyfishtë te rrogozhinasit ku Uotlai dhe Leo Melo i lënë vendin në fushë Kasës dhe Ujkës.

    45’+2’ Mbyllet me barazim pa gola pjesa e parë.

    45’ Jepen 2 minuta shtesë.

    42’ Regi Lushkja gjen portën pas njw asisti të Bakajoko, por ky i fundit ishte në pozicion jashtë loje dhe goli anulohet.

    41’ Bismark merr topin në zonë dhe rrotullohet duke gjuajtur shpejt, por pa forcë për të shqetësuar Dajsinanin që pret i qetë në pozicion.

    39’ Nasr nga e majta provon të gjejë rrjetën në shtyllën e largët, sfera shkon shumë lag katërkëndorit. (VIDEO)

    37’ Shaqe nga e majta merr fundoren, harkimi tij ndalet nga Fangaj i cili e çon në këndore.

    32’ Loja ndalet shpesh për shkak të faulleve pasi ekipet nuk kursehen në luftën e ashpër për top.

    25’ Zbritje e shpejtë e Nasr në krahun e majtë, pasimi i tij në qendër gjen Juri Merlim, por gjuajtja e këtij të fundit është e gabuar dhe shkon jashtë.

    22’ Vazhdon të jetë Skënderbeu i orientuar plotësisht drejt sulmit, duke kërkuar hapësira për të goditur portën e Dajsinanit.

    17’ Dajsinani gjen krahun e goditjes dhe grushton penalltinë e Bismark.

    14’-16’ Korçarët kërkojnë penallti për një kontakt mes Xhemajlit dhe Bismark në zonë, gjyqtari vazhdon lojën fillimisht, por pastaj ftohet nga VAR-i të rishikojë pamjet. Ai rishikon kontaktin mes dy lojtarëve dhe akordon penallti.

    13’ Uotlai ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë ndaj Nikajt.

    9’ Bismark nga e majta e zonës tenton shtyllën e largët, por Dajsinani përsëri grushton jashtë.

    6’ Predhë e Sabo nga jashtë zonës, gjuajtja e tij grushtohet në këndore nga Dajsinani.

    1’ Menjëherë vendasit tentojnë me një gjuajtje nga jashtë zonës, që shkon qetësisht në duart e portierit Dajsinani.

    1’ Nis takimi në Korçë.

    FORMACIONET ZYRTARE

    SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Dumfur, Doka, Shaqe, Sabo, Estrela, Juri, Nasr, Nikaj, Bismark.
    Trajner: Ernest Gjoka

    EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Alijev, Fangaj, Votlai, Zejnullai, Leo Melo, Lushkja, Fernando, Bakajoko.
    Trajner: Edlir Tetova

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu Korçë kryesore Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.