Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Three Dots ndezin Festën e Birrës në Korçë

    August 17, 2026

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026

    Trafiku i emigrantëve në Korçë, arrestohen dy 21-vjeçarë

    August 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Elvi Fundo tregon për Aleko Ballaurin

    Personazh April 15, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Aleko Ballauri

    Unë e kam njohur fëmijë, ndoshta që në hapat e para. Aty në sokakët e Korçës, në rrugen që del tek ish-pallati i Kulturës në Korçë (sot bashkia), në mos gaboj quhej Evanthi Dvorani, aty ndodhet E MADHJA SHTËPI E BALLAURËVE.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Shtëpia e një prej familjeve më fisnike dhe themeluese të Korcës, Voskopojarë të zbritur në qytet përpara 1900.

    Në një shtepi e lartë, më ë larta në lagje, kishte një hyrje me dy porta. Tek njëra hyrje jetonin djemtë e Vasil Ballaurit, njëri prej tyre ishte i madhi, profesor Alekoja, po aty jetonte dhe shkencëtari korcar Ilia Ilia V-Ballauri dhe Dimitraq Ballauri, babi i shokut tim të fëmijerisë Evas Ballauri.

    Në atë oborr shtëpie shkonim shpesh për pëllumbat e babait të Evasit (bashkë me babain tim Emilin ishin të apasionuar pas tyre), apo luanim në qilarin e tij. Evasi mblidhte vegla ustallaresh që fëmijë.

    Në fakt qejfi më i madh dhe i veçantë ishte në dy vende të tjera. Tek xhaxhi Ilka se kishte një televizor të vogel me ngjyra, dhe unë më shumë qejf ndoshta deri në bezdisje shkoja dhe tek Xhaxhi Lekoja, aty kishte një tjetër “secret”.

    Aleko Ballauri, ishte jo vetem profesor, por edhe poet përkthyes, polyglot, intelektual dhe qytetar i një tjetër kalibri. Ai kishte një të veçantë ai ishte një filatelist i rrallë.

    Kishte pulla nga më të bukurrat dhe të rrallat që mund të ekzistojnë.

    Sa herë shkonim me Evasin nuk përtonte të na i tregonte, unë nuk mbaj mënd në ato dhjetra herë të kem parë dy herë të njëjtat pulla. Në Korcë u thoshim pulla të rënda atyre të rrallave. Shikonim me goje hapur pulla trekëndëshe, ne i quanim trekënçka. DIsa me Lule që mbante xhaxhi Lekoja I kam edhe sot pas kaq dekadash në memorie.

    Aleko Ballauri ishte një njeri që i ruante me shumë dashuri ato pulla dhe shpesh na i tregonte dhe ne, na falte gjithmonë ndonjë pulle që ne e quanim te rëndë, shpesh i coja ndonjë libër ku mbaja ndonjë pullë, ishin në shtëpi i mbante babai im, i tregoja si i fusja në libra. E në fakt thoshte që libri duhej lexuar jo vetëm për pullat. Në fakt fëmijëria jonë më pas ndryshimet bënë që një pjesë e tyre nuk dihet ku janë, disa i humbëm si çamarokë, disa u falën….

    Por sa herë shoh pulla këtu në Gjermani, pasi duhet shpesh të përdorësh postën, kujtoj profesorin e urtë, të mirin Aleko Ballauri. Njeriun që do e kujtoj gjithmonë pasi më kultivonte një pasion për dicka të rrallë sic është filatelia.

    Aleko Ballauri tashmë është me engjejt, por nga pas ai ka lënë një emër të vyer për Korcën, me vlerat e tij qytetare, intelektuale si një njeri i rrallë në cdo segment të shoqerisë ku ai ka dhënë kontriburin e tij. Unë sdo e harroj kurrë profesorin tim të filatelisë dhe jam i nderuar që sado pak kohë në këtë jetë e kam kaluar edhe unë duke parë pullat e tij.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Bramo sjell “Hëna Gënjeshtare”, një udhëtim mes dashurisë

    August 16, 2026

    Miliarderi më i ri në Europë: 25-vjeçari që la shkollën

    August 16, 2026

    Sevasti Qiriazi dhe rruga e arsimimit të vajzave shqiptare

    August 15, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Three Dots ndezin Festën e Birrës në Korçë

    August 17, 2026

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026

    Trafiku i emigrantëve në Korçë, arrestohen dy 21-vjeçarë

    August 17, 2026

    Mbyllet Festa e Birrës pas pesë netësh në Korçë dhe Drenovë

    August 17, 2026

    Shërbimi i parë i geriatrisë në Shqipëri nis nga Korça

    August 17, 2026

    Tërmet 3.2 ballë me epiqendër në Drenovë, lëkundjet në Korçë

    August 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Three Dots ndezin Festën e Birrës në Korçë

    August 17, 2026

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026

    Trafiku i emigrantëve në Korçë, arrestohen dy 21-vjeçarë

    August 17, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Lavdari me 20 familje mbledh emigrantët, kërkohet rruga

    August 11, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.