Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Maliqi bind në shtëpi, 3-0 ndaj Tomorrit dhe ngjitje në vendin e pestë

    December 14, 2025

    Liceu Francez i Korçës rihap dyert pas 108 vitesh, Peleshi: Një urë e re drejt Europës për brezat e rinj

    December 14, 2025

    Pogradeci triumfon në Korçë, mposht Skënderbeun 3-1 në Kupën e Shqipërisë

    December 14, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Ernest Gjoka paralajmëron Bylisin: Ka ardhur momenti të flasim në fushë

    Sport December 15, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skënderbeu luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

    Përballë një kundërshtari direkt siç është Bylisi, korçarët do të kërkojnë që në shtëpinë e tyre të rikthehen tek fitorja duke lënë kështu vendin e fundit në renditje. Edhe pse duket se është “treni i fundit” për të mbajtur gjatë shpresat për mbijetesë, për trajnerin Ernest Gjoka e rëndësishme është që ekipi i tij të luajë futboll me kokë dhe të tregojë cilësitë që ka grupi në fushën e lojës.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në një intervistë të dhënë numri një i pankinës korçare flet për situatën momentale të ekipit dhe për rëndësinë e këtij takimi.

    Gjoka, Skënderbeu pret Bylisin në një ndeshje direkte për mbijetesë. Sa i vështirë është ky takim?

    Është një ndeshje direkte ndaj një kundërshtari direkt që ndodhet sipër nesh në renditje, ndaj edhe për këtë është takim shumë i rëndësishëm. Jemi të vetëdijshëm që nuk kemi një ecuri të mirë dhe kërkojmë që të dalim nga kjo situatë ku ndodhemi. Ndaj për këtë arsye duhet që nesër të lemë pas çdo ecuri jo pozitive dhe të përqendrohemi tek ndeshja e radhës që kemi për të luajtur.

    Tetë ndeshje pa fitore a janë shumë për të ngarkuar ekipin psikologjikisht?

    Padiskutim që ecuria e javëve të fundit nuk ka qenë e mirë ndaj edhe për këtë kanë ardhur këto ndryshime. Janë rezultate që nuk i shkojnë përshtat ambicieve të këtij klubi. Normalisht presioni në futboll është gjithmonë i pranishëm në çdo situatë. Ne duhet të dimë ta menaxhojmë atë. Për këtë aspekt kemi punuar gjatë kësaj kohe dhe mendoj se ka ardhur momenti që të flasim në fushë dhe të tregojmë se jemi mirë dhe mund të kalojmë këtë moment negativ.

    A është ky treni i fundit për Skënderbeun?

    Nuk dua të shkoj te kjo pjesë. Është një situatë e vështirë, pasi ky klub ka ambiciet e veta dhe mbi të gjitha ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar ndaj ky pozicion nuk është i mirë për asnjë. Ne do të shohim ndeshje pas ndeshjeje situatën tonë dhe do të mundohemi që të marrim më të mirën nga çdo takim.

    Si shkon Skënderbeu në këtë takim të së dielës?

    Tashmë dihet që kemi dy mungesa të sigurta veç lojtarëve të tjerë. Bëhet fjalë për Dokën që u ndëshkua me kartonin e kuq në ndeshjen e fundit dhe do të jetë një mungesë e rëndësishme për ne, pasi cilësitë dhe eksperienca e Dokës janë shumë të rëndësishme si dhe mungesa e Prençit. Kapiteni është kthyer nga një dëmtim dhe nuk është ende gati për këtë ndeshje.

    Në dy javë në krye të Skënderbeut të ngarkuara me ndeshje, a ke pasur mundësi të ndryshosh diçka në këtë ekip apo gjithçka do të punohet në fazën përgatitore të janarit?

    Në fakt kemi punuar për të ndryshuar gjëra të vogla që mua më janë dukur si të realizueshme në këto ditë që jam në krye të ekipit. Më pas do të shohim hap pas hapi se çfarë mund të përmirësojmë apo të ndryshojmë. Sa i përket ndryshimeve jeni ju gazetarët dhe kolegët e mi specialistë që vlerësojnë se si është punuar.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Maliqi bind në shtëpi, 3-0 ndaj Tomorrit dhe ngjitje në vendin e pestë

    December 14, 2025

    Pogradeci triumfon në Korçë, mposht Skënderbeun 3-1 në Kupën e Shqipërisë

    December 14, 2025

    Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Devoll: konflikte fizike, vjedhje, dhunim varresh dhe baste sportive ilegale

    December 14, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Maliqi bind në shtëpi, 3-0 ndaj Tomorrit dhe ngjitje në vendin e pestë

    December 14, 2025

    Liceu Francez i Korçës rihap dyert pas 108 vitesh, Peleshi: Një urë e re drejt Europës për brezat e rinj

    December 14, 2025

    Pogradeci triumfon në Korçë, mposht Skënderbeun 3-1 në Kupën e Shqipërisë

    December 14, 2025

    Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Devoll: konflikte fizike, vjedhje, dhunim varresh dhe baste sportive ilegale

    December 14, 2025

    Çelet në Korçë Konkursi Ndërkombëtar i Letërsisë së Humorit “Niko Nikolla”

    December 14, 2025

    Parashikimi i motit – 14 Dhjetor 2025, Qarku Korçë

    December 13, 2025
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Liceu Francez i Korçës rihap dyert pas 108 vitesh, Peleshi: Një urë e re drejt Europës për brezat e rinj

    December 14, 2025

    Korça shpallet Qyteti Europian i Sportit 2026

    December 13, 2025

    Traditë që pihet me miq! Pogradeci feston për të 31-in vit Verën Artizanale dhe Gështenjën

    December 13, 2025
    Më të klikuarat

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit

    December 12, 2025

    Aksident në hyrje të Pogradecit, dy të plagosur pas përplasjes me murin e tunelit

    December 13, 2025

    Korçë – Policia referon disa procedime penale për ngjarje të ndryshme në qark

    December 9, 2025
    © 2025 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.