Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Gjergji Çikopana feston ditëlindjen, 14 vite drejtues në Korçë

    September 6, 2026

    Themistokli Gërmenji dhe ngritja e Republikës Autonome të Korçës

    September 6, 2026

    Fluks dhe radhë në Kapshticë, çmimet në Greqi shtojnë lëvizjet

    September 6, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Erolind Krasniqi, mesfushori i ri i Skënderbeut: “Erdha prej investitorit të ri gjerman !”

    Aktualitet July 23, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në Korçë prej ditësh diçka po zien në klub dhe si për të përforcuar lajmin e “Sky Sports” se një biznesmen gjerman kërkon të blejë 25 % të aksioneve të Skënderbeut, “Panorama Sport” ka zbuluar edhe një deklaratë që konfirmon edhe më shumë atë që pritet të ndodhë.

    Është pikërisht mesfushori kosovar, Erolind Krasniqi, ai i cili ka treguar pse zgjodhi Skënderbeun.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në një prononcim për mediat gjermane, 24-vjeçari zbulon se prishi marrëveshjen me klubin e ligës së katërt, Eintraht Norderstedt 03, pasi mësoi se te Skënderbeu do të investojë kompania “Hokulani Limited”.

    Ish-futbollisti i Kosovës U-21 tërhoqi vëmendjen në sezonin e fundit në Gjermani me FC Suderelbe.

    “Pasi nënshkrova në Norderstedt, një ditë më vonë kam fluturuar në Kosovë me nënën time për të vizituar familjen dhe për të shijuar kohën e lirë. Mirëpo, më pas një telefonatë ndryshoi gjithçka.

    Ishte diçka që erdhi krejtësisht nga hiçi. Gjithçka që pasoi ishte e çmendur, pasi në anën tjetër të telefonit ishte Daniel Thomas Loitz”, tregon Krasniqi për biznesmenin gjerman, që e njeh nga koha kur u aktivizua në Esen.

    Loitz e shoqëroi Krasniqin në ndeshjet e tij ndërkombëtare U-21 në Kosovë dhe është mbështetës i tij.

    “Ai më kontaktoi dy ditë pas nënshkrimit me Eintraht Norderstedt dhe më ftoi mua dhe nënën time në Tiranë për të folur me presidentin, drejtorin sportiv dhe trajnerin e Skënderbeut të Korçës.

    Pati diskutime të mëdha dhe shpejt kuptova se ishte një mundësi e madhe për mua që të vazhdoja rrugën në Superioren shqiptare.

    Tek Skënderbeu mund të kem shansin që më pas të luaj për Kombëtaren e Kosovës dhe një ditë ndoshta mund të jem edhe në kualifikueset e Kampionatit Evropian apo Botërorit”, rrëfen kosovari, i cili prej ditësh stërvitet nën urdhrat e trajnerit Gvozdenoviç, por ende klubi i Skënderbeut në faqen zyrtare nuk e ka prezantuar si afrim.
    ​
    Mesfushori mësohet se ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Skënderbeun

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Themistokli Gërmenji dhe ngritja e Republikës Autonome të Korçës

    September 6, 2026

    Fluks dhe radhë në Kapshticë, çmimet në Greqi shtojnë lëvizjet

    September 6, 2026

    Zjarr në Krastë të Elbasanit, neutralizohen flakët

    September 6, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Gjergji Çikopana feston ditëlindjen, 14 vite drejtues në Korçë

    September 6, 2026

    Themistokli Gërmenji dhe ngritja e Republikës Autonome të Korçës

    September 6, 2026

    Fluks dhe radhë në Kapshticë, çmimet në Greqi shtojnë lëvizjet

    September 6, 2026

    Zjarr në Krastë të Elbasanit, neutralizohen flakët

    September 6, 2026

    Avni Kallo mban gjallë zanatin e vjetër të thuprës në Korçë

    September 6, 2026

    Skënderbeu në volejboll për femra synon titullin kampion

    September 6, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Gjergji Çikopana feston ditëlindjen, 14 vite drejtues në Korçë

    September 6, 2026

    Fluks dhe radhë në Kapshticë, çmimet në Greqi shtojnë lëvizjet

    September 6, 2026

    Avni Kallo mban gjallë zanatin e vjetër të thuprës në Korçë

    September 6, 2026
    Më të klikuarat

    Keni bombol gazi në shtëpi? – ja këshillat e specialistëve

    November 5, 2024

    Turizmi në Vlorë/ 8 atraksionet kulturore dhe natyrore që duhet ti vizitoni patjetër

    April 17, 2023

    Luigj Vathi emërohet drejtor i ri i Kufirit në Korçë

    August 31, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.