Detaj mjaft interesant në foton e Kishës së Shën Gjergjit në Korçë, kupola e së cilës duket e goditur nga një predhë gjatë Luftës së Parë Botërore.
Sipas pamjes, predha ka arritur vetëm të krijojë një zgavër pa e shkatërruar strukturën e sipërme të saj.
Kisha e Shën Gjergjit ishte një nga kishat më madhështore në vendin tonë, e cila u inagurua në vitin 1905 dhe u prish në vitet ’70.
Fotoja është realizuar në periudhën prill-maj 1917, nga fotoreporteri francez Paul Dubray.
Arkivi i Ministrisë së Kulturës, Francë.
Marrë nga profili i historianit Ledjan Zeqollari