Në 8 titujt kampion në gjithë historinë futbollistike të Skënderbeut, 5 tituj i përkasin presidentit të kësaj skuadre Ardjan Takaj.
Me Takajn në krye të presidencës Skënderbeu ka bërë historinë e futbollit shqipfolës edhe për atë se me Ardjan Takajn Skënderbeu ka luajtur dy herë në Europa Leauge, gjë të cilen nuk e ka bërë kështu asnjë ekip tjetër shqiptar.
Ardjan Takaj së bashku me familjen e tij kanë investuar jo pak për këtë skuadër sepse Takaj është nga ajo “rracë” presidentësh që e di mirë funksionimin e futbollit.
Dikur në fillimet e veta kishte më së shumti në krah në çdo stadium Mira Takajn, bashkëshorten e vet ndërsa vitet e fundit në krah të presidentit të futbollit korçar janë dy djemtë e tij Gerhard dhe Devisi, të cilët nuk i ndahen për asnjë moment babait. Të tre së bashku kanë dëshirë ta rikthejnë edhe njëherë tjetër Skënderbeun aty, në futbollin europian.
Sepse të gjithëve na ka marrë malli për të ridëgjuar edhe njëherë himnin e Champions League me Skënderbeun në fushën e lojës. Sepse të gjithëve na ka marrë malli për të riparë edhe njëherë Skënderbeun duke luajtur në grupe të Europa Leauge. Sepse Skënderbeu është historia e madhe e futbollit shqiptar, me Takajn më shumë se me askënd tjetër