Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Festë në IEVP Korçë, fëmijët dhe prindërit ndajnë momente prekëse në prag të fundvitit

    Aktualitet December 24, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në kuadër të festave të fundvitit, pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Korçë u zhvillua një aktivitet social, kulturor dhe festiv, i cili u shndërrua në një ditë të mbushur me emocione të forta, mesazhe humanizmi dhe shprese.

    Ky aktivitet i veçantë solli pranë njëri-tjetrit fëmijët dhe prindërit e tyre, duke krijuar një atmosferë të rrallë dhe thellësisht prekëse. Përqafimet plot mall, buzëqeshjet e sinqerta dhe lotët e fshehur dëshmuan se lidhja prind–fëmijë mbetet e pathyeshme, pavarësisht rrethanave.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Me mbështetjen dhe përkushtimin e stafit social, fëmijët përgatitën kartolina urimi për baballarët e tyre, ndërsa prindërit u përgjigjën me mesazhe të mbushura me dashuri, reflektim, pendesë dhe shpresë për të ardhmen. Recitimet dhe urimet e fëmijëve krijuan momente të ngarkuara emocionalisht, duke prekur zemrat e të pranishmëve dhe duke lënë gjurmë të forta ndjesore.

    Atmosfera festive u pasurua edhe më shumë nga tingujt e muzikës tradicionale, të interpretuar nga Sazet e Kolonjës, të cilat shoqëruan aktivitetin me këngë plot ndjenjë, mall dhe kujtime, duke e kthyer këtë ditë në një festë të vërtetë shpirti.

    Në përfundim të aktivitetit, fëmijëve iu shpërndanë dhurata, të siguruara falë bashkëpunimit me institucionet partnere, duke sjellë gëzim të sinqertë dhe buzëqeshje që ndriçuan ambientin.

    Mesazhi përmbyllës i përcjellë nga titullari i institucionit, Lorent Nake, ishte i qartë dhe i fuqishëm: dashuria e një prindi nuk shuhet kurrë, ndërsa një përqafim, një fjalë e thënë me zemër dhe një buzëqeshje fëmije kanë fuqinë të rikthejnë shpresën, të shërojnë plagë dhe të vendosin humanizmin mbi gjithçka.

    Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, duke përcjellë një mesazh të fortë shoqëror për rëndësinë e familjes, empatisë dhe vlerave njerëzore, veçanërisht në prag të festave të fundvitit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.