Numri i hyrjeve të shtetasve shqiptarë në vendin tonë vijon të jetë i lartë në prag të festës së Pashkëve. Vetëm gjatë 72 orëve të fundit, nga pika e kalimit kufitar në Kapshticë kanë hyrë mbi 18 mijë persona, ndërsa mbi 8 mijë të tjerë kanë dalë drejt Greqisë.
Ky fluks lidhet me pushimet e Pashkëve, ku shumë emigrantë shqiptarë kanë zgjedhur t’i kalojnë këto ditë pranë familjarëve të tyre në atdhe.
Aktualisht, situata në kufi paraqitet e qetë. Nuk raportohen radhë apo vonesa, ndërsa në pikën kufitare po punohet me 5 sportele aktive, për të përballuar fluksin në mënyrë efikase dhe të rregullt.


