Kryetari i Bashkisë Pogradec në një postim të tij në FB thotë se në 4 vjet i ka kthyer freskinë dhe ngjyrat Pogradecit. Xhakolli thekson se janë mbjellë 12 mijë e 200 trëndafila ndërsa fton qytetarët që të mbjellin të tillë në oborret e shtëpisë së tyre. Nga informacioni që Kolibri.al mori pranë bashkisë kjo e fundit tha se për qytetarët ofrohen falas trëndafila dhe lule.

Mirëmëngjes🌹me 12 mijë trëndafilat e Pogradecit.
Një nga punët e para që realizuam me aq shumë dashuri për qytetin ishte “Kopshti i Trëndafilave”. Me synim të qartë dhe të vetëm, t’i kthenim ngjyrat, hijeshinë dhe freskinë qytetit. Vetëm në këtë zonë mbollëm mbi 3800 trëndafila që çelin në 9 muaj të vitit, 2200 janë mbjellë në “ODEON” ndërkohë që sapo ka përfunduar mbjellja e 6200 të tjerëve para pak ditësh përgjatë shëtitores së qytetit. Do vazhdojmë në çdo lagje për ta përhapur këtë nismë, ashtu si çdo qytetar është i ftuar të mbjellë në oborrin e tij trëndafila të tillë.





