Komisioni i Disiplinës pranë Federates Shqiptare të Futbollit ka dënuar përsëri skuadrën korçare të Skënderbeut, lidhur me ndeshjen e fundit të luajtur në Korçë përballë Tiranës.
Ky është njoftimi zyrtar i institucionit të lartë të futbollit.
KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.


