Pra, nëse Skënderbeu siguron në sezonin 2026-2027 një vend mes ekipeve që luajnë në Europë, në korrikun e atij viti mund të luajë ndeshjet ndërkombëtare.
Mesa duket korçarët në rast se rezistojnë të qëndrojnë në kategorinë e më të mirëve të kategorisë superiore Abisnet në Shqipëri, kanë shansin e artë për t’u rikthyer edhe njëherë në majën e futbollit, aty ku dikur kanë qenë në Europa Leage, duke luajtur me skudara të mëdha si Sportin Lisbone, etj..
Është ky Skënderbe i cili fatkeqësisht ndodhet në vendet e fundit të renditjes së kategorisë superiore Abisnet, ndërsa fati dje ishte me korçarët, pasi Elbasani në minutat e fundit mundi Tiranën.
Nga ana tjetër 4 ndeshjet e fundit janë 4 finale për Skënderbeun ku finalja e parë do të jetë në Laç në një ndeshje direkte për mbijetesë.


