Liqenorët kanë arritur të marrin një 3 pikësh tjetër në javën e dytë të kampionatit këtë herë përballë Shkumbinit të Peqinit.
Një ndeshje e vështirë e cila u shoqërua me raste të mira nga të dyja ekipet edhe pse shkumbinasit ishin në fushën e tyre dhe mbizotrëuan ndeshjen, sërish liqenorët u treguan të fortë duke arritur që një minutën e 87 të shënojnë me Ivanin.
Shkumbinasit kanë investuar fort këtë vit në mënyrë që të fitojnë kampionatin por ndeshja e sotme tregoi se kjo nuk mjafton dhe liqenorët arritën të jenë superiorë.
Tashmë edhe me këtë fitore pogradecarët vijojnë të jenë krye me pikë të barabarta me Luftëtarin në javën e dytë të kampionatit.