Kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në mbyllje të kampionatit të rregullt me 36 javë.
Skënderbeu është plotësisht në garë për të shkuar në “Final 4”, pasi aktualisht mban vendin e 5-të, por me pikë të barabarta me Dinamon e vendit të 4-t.
Kryeqytetasit janë më lart në renditje për shkak të rezultateve në ndeshjet direkt. Megjithatë, situata mund të ndryshojë me 3 ndeshjet që kanë mbetur.
Korçarët luajnë fillimisht me Partizanin në kryeqytet, më pas presin Laçin dhe në fund luajnë me Vllazninë në Shkodër.
Një kalendar i vështirë në fakt, por gjithçka mund të ndodhë dhe korçarët do të luajnë shanset e tyre për të qenë mes 4 më të mirëve të kampionatit. Për rrezikun e rënies nga kategoria tashmë nuk mund të flitet më, pasi diferenca me vendin e 8-të është e konsiderueshme.


