Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026

    Trafiku i emigrantëve në Korçë, arrestohen dy 21-vjeçarë

    August 17, 2026

    Mbyllet Festa e Birrës pas pesë netësh në Korçë dhe Drenovë

    August 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Gerhard Kreka shpërthen në rrjete sociale: “Po helmoni tregun imobiliar me mashtrime!”

    Aktualitet June 4, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një reagim i fortë ka ardhur nga eksperti i pasurive të paluajtshme, Gerhard Kreka, përmes një postimi të publikuar në profilin e tij në Facebook, ku kritikon ashpër praktikat e gabuar në tregun imobiliar shqiptar, veçanërisht fryrjen e çmimeve të pronave nga agjentët.

    “Mjaft më me mashtrime – po e helmoni tregun imobiliar!”, shkruan Kreka, duke e cilësuar listimin e pronave me çmime të fryra si mashtrim, dhe jo si “gabim” apo “strategji”.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Nuk po ndihmoni pronarët – po i mashtroni.
    Nuk po i shërbeni blerësve – po i largoni nga tregu.
    Nuk po rrisni vlerën e tregut – po e shkatërroni,” – thekson ai në mesazhin e tij të drejtpërdrejtë.

    Sipas tij, një apartament në një zonë që nuk e justifikon një çmim të caktuar, nuk mund të listohen në vlera të fryra vetëm sepse “ashtu e kërkon pronari”. Kreka i bën thirrje agjentëve imobiliarë të mos e quajnë veten profesionistë nëse nuk kanë guximin t’u tregojnë klientëve të vërtetën mbi vlerën reale të pronës.

    “Ky është abuzim me besimin. Është arsyeja pse klientët nuk na marrin seriozisht,” shkruan ai, duke e quajtur situatën si një nga faktorët kryesorë që po dëmton reputacionin e profesionistëve të ndershëm në këtë fushë.

    Në përfundim, Kreka i bën thirrje komunitetit të agjentëve që të tregojnë etikë në punën e tyre dhe të mos kontribuojnë në deformimin e tregut:

    “Vetëm tregu vendos – dhe tregu është i lodhur nga gënjeshtrat.”

    Deklarata e tij ka marrë vëmendje të gjerë në rrjet, duke hapur sërish debatin për etikën në fushën e pasurive të paluajtshme dhe për nevojën e një rregullimi më të drejtë të tregut.

    Ja reagimi i tij i plotë;

    Mjaft më me mashtrime – po e helmoni tregun imobiliar!

    Po e them troç:
    Listimi i pronave me çmime të fryra është mashtrim.
    Jo gabim. Jo “strategji”. Mashtrim.

    Nuk po ndihmoni pronarët – po i mashtroni.
    Nuk po i shërbeni blerësve – po i largoni nga tregu.
    Nuk po rrisni vlerën e tregut – po e shkatërroni.

    Të gjithë e dimë:
    Një apartament në një lagje që s’vlen më shumë se 800 €/m², nuk listohet 1,200 €/m² sepse “ashtu e kërkon pronari”.
    Dhe asnjë profesionist i ndershëm nuk e pranon këtë justifikim.

    Ky është abuzim me besimin.
    Është arsyeja pse klientët nuk na marrin seriozisht.
    Është çfarë po na prish punën të gjithëve që punojmë me etikë.

    Nëse nuk ke guxim t’i thuash pronarit tënd që çmimi i tij nuk qëndron, mos e quaj veten agjent.

    Jo çdo pronë meriton të listohen. Jo çdo pronar meriton të kënaqet.

    Vetëm tregu vendos – dhe tregu është i lodhur nga gënjeshtrat.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    agjentë imobilarë djathtas Korçë kryesore prona slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026

    Trafiku i emigrantëve në Korçë, arrestohen dy 21-vjeçarë

    August 17, 2026

    Mbyllet Festa e Birrës pas pesë netësh në Korçë dhe Drenovë

    August 17, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026

    Trafiku i emigrantëve në Korçë, arrestohen dy 21-vjeçarë

    August 17, 2026

    Mbyllet Festa e Birrës pas pesë netësh në Korçë dhe Drenovë

    August 17, 2026

    Shërbimi i parë i geriatrisë në Shqipëri nis nga Korça

    August 17, 2026

    Tërmet 3.2 ballë me epiqendër në Drenovë, lëkundjet në Korçë

    August 17, 2026

    Turistët italianë në Korçë zbulojnë kulturën dhe historinë

    August 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Armë zjarri në Pogradec, arrestohet 44-vjeçari gjatë aksionit

    August 17, 2026

    Trafiku i emigrantëve në Korçë, arrestohen dy 21-vjeçarë

    August 17, 2026

    Mbyllet Festa e Birrës pas pesë netësh në Korçë dhe Drenovë

    August 17, 2026
    Më të klikuarat

    Pogradeci përkujton 40-vjetorin e vdekjes së notarit Agron Ruvina

    November 3, 2024

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Lavdari me 20 familje mbledh emigrantët, kërkohet rruga

    August 11, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.