Tradita e vlerësimit të nxënësve të dalluar në çdo shkollë vazhdon.
Ka qenë kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, ai që ka takuar, vlerësuar dhe dhuruar dhurata 108 nxënësve të dalluar nga të gjitha shkollat.
Aktiviteti është zhvilluar në qytetin e Maliqit, ku ka pasur të pranishëm, nxënës, mësues, pjesë nga stafet pedagogjike dhe prindër.
Statusi në facebook;
Takim e dhurata për 108 nxënësit më të dalluar të shkollave të Bashkisë Maliq .
Shumë urime dhe gëzuar për të gjithë nxënësit, stafet pedagogjike dhe prindërit që bëjnë kaq shumë për arsimimin e brezit të ri!